Tentoi të shesë “të fejuarën”
Gjykata e Tiranës i fal lirinë

Tentoi të shesë “të fejuarën”<br />Gjykata e Tiranës i fal lirinë
TIRANE- Një nga anëtarët e grupit famëkeq “Hijet e natës” nuk akuzohet vetëm për grabitjet e kryera prej tyre, ku një ndër objektet e goditura ka qenë edhe ambasada daneze, por edhe për blerjen dhe shitjen e një vajze për prostitucion. Dosja bën fjalë për Sulejman Bakallin, i cili ka blerë 800 mijë lekë një vajzë në Maqedoni dhe më pas ka tentuar ta kalojë atë në Greqi për ta shfrytëzuar si prostitutë.

Sipas dosjes së administruar nga prokuroria, ngjarja zë fill në muajin dhjetor të vitit 2004, kur tezja e të dëmtuarës Alketa. A. i ka shitur të pandehurit Sulejman Bakalli mbesën për 800 mijë lekë të vjetra. Pas blerjes, Bakalli është hequr si i fejuari i vajzës dhe të dy së bashku kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë, me qëllim shfrytëzimin e saj si prostitutë në vendin helen.

Tregtimi i vajzës
Burimet nga prokuroria bëjnë të ditur se dosja në ngarkim të personi të pandehur, Sulejman Bakalli, ka ardhur nga drejtësia maqedonase. Nga vendimi i përkthyer nga drejtësia shqiptare, mësohet se më 8 tetor 2012, Gjykata Themelore në Shkup, në përfundim të gjykimit, ka deklaruar fajtor Bakallin, duke e dënuar me 3.4 vite burg dhe 1.398.023.50 denarë si dëmshpërblim për shtetasen Alketa A. Ky dënim është dhënë për akuzat “Tregti me njerëz” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.

Nga dosja mësohet se në muajin dhjetor të vitit 2004 shtetasi Sulejman Bakalli ka blerë nëpërmjet tezes së saj, shtetasen Alketa A. për shumën 800 mijë lekë, duke e mashtruar se do e merrte për grua, por qëllimi i shtetasit Sulejman Bakalli ishte trafikimi i kësaj shtetase për në Greqi me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion. Me qëllim kalimin e saj për në shtetin grek, Sulejman Bakalli kishte siguruar dhe një pasaporte të falsifikuar në emër të shtetases Indijana Veizi, duke vendosur në këtë pasaportë fotografinë e shtetases Alketa A. Me anë të kësaj pasaporte të falsifikuar ka tentuar të kalojë në pikën e kalimit kufitar Qafë-Thanë, ku është zbuluar dhe nuk ka arritur të kryejë një veprim të tillë.

Dënimi shqiptar
Në këto kushte, dosja në ngarkim të Bakallit ka ardhur në Shqipëri dhe çështja është gjykuar në gjykatën e Tiranës, ku në fund gjyqtari, ka vendosur të pranojë vetëm pjesën e gjobës, duke hequr kështu dënimin me 3.4 vite burg dhe dëmshpërblimin ndaj shtetases Alketa A. Në vendim thuhet se: “Gjykata konstatoi se kërkesa e organi të akuzës, përsa i përket kërkesës së autoriteteve maqedonase është plotësisht e bazuar në nenin 514 të K.Pr.Penale të Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim për rrjedhojë duhet të njihet pasi vendimi ka marrë formë të prerë, nuk përmban disponime në kundërshtim me parimet e rendit juridik të shtetit shqiptar, vendimi konstatohet se është dhënë nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, nuk ka arsye për të menduar se ka ndikuar në përfundimin e procesit konsiderata lidhur me racën, fenë, gjuhën, si dhe fakti për të cilën është dhënë vendimi parashikohet nga ligji shqiptar si vepër penale si dhe për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit person në shtetin shqiptar nuk është dhënë një vendim dënimi në bazë të legjislacionit të brendshëm.

Grabitjet e Bakallit
I dënuari me gjobë, sipas konvertimit të vendimit të drejtësisë maqedonase, Sulejman Bakalli është person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai njihet nga drejtësia e vendit tonë, kryesisht për vjedhjen e bizneseve të ndryshme, me anë të mashtrimit dhe dhunës. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar atë me 11 vite burg dhe 4 milion lekë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që njihej si “Hijet e Natës”. Tashmë, Bakalli ka rifituar lirinë pas uljes së dënimit nga Gjykata e Apelit dhe ajo me Lartë. Sipas kërkesës për gjykim të prokurorisë, grupi ku bënte pjesë Bakalli, anëtarët e këtij grupi janë autorë të 11 grabitjeve, ku mes tyre ka spikatur një rast, ku kanë arritur të vjedhin një kasafortë në banesën e një biznesmeni, në të cilën ndodheshin më shumë se 500 milionë lekë.

Sot e kësaj dite asnjë nuk janë gjetur këto para, ndërkohë që grabitje të tjera janë kryer në Tiranë dhe Durrës, duke marrë kasafortat e agjencive turistike dhe bizneseve të ndryshme. Grupi në shumicën e rasteve blinte numra në tregun e zi dhe më pas i regjistronte ato në emër të dashurave të tyre. Në bisedat telefonike që ata kryenin, dhe verifikimet e policisë, ka rezultuar se ky grup ka bërë dhe grabitjen e disa laptopëve në ambasadën e Danimarkës në Tiranë.

Grupi kriminal kryente edhe këqyrjen e planimetrisë së objektit, mënyrën se si ruhej, nëse kishte persona në shtëpi dhe kur ishte koha që nuk ishin në shtëpi. Karakteristikë e veprimeve të grupit ishte se pasi merrnin informacion të saktë për objektet që do të vidhnin, për vendndodhjen e kasafortave dhe vlerave monetare, organizonin punën për të kryer veprimin. Pas kapjes së anëtarëve të grupit, policia pati zbuluar një sërë provash për implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)­

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeiri: Zgjedhjet në universitete dhe kriza në arsimin e lartë

Ilir Yzeiri: Zgjedhjet në universitete dhe kriza në arsimin e lartë