TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për Petrit Dukin, i cili u arrestua katër ditë më parë teksa tentoi të përplasë me makinën e tij forcat e policisë të vendosur në zonën e Shkozës, për të ruajtur rendin dhe mbarëvjatjen e aksionit të IKMT-së për shembjen e banesave.
Fillimisht ai u arrestua nën akuzën "Vrasje me dashje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë", por më pas Krimet e Rënda bënë ndryshimin e veprës penale në "Kundërshtim të forcave të policisë" dhe "Kanosje për shkak të detyrës".
Gjatë caktimit të masës së sigurisë, në sallë ka qenë edhe ish-deputeti i PD Aldo Bumçi. Burime bëjnë me dije se i pandehuri do të apelojë vendimin.
Banesat e shembura në zonën e Shkozës preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Re.
.jpg)
.jpg)
Kërkesa për masën e sigurisë ndaj Petrit Dukit
-
KETU DUHET FUTUR RRUSPA NE GJYSMEN E SHTEPIAVE DHE PALLATEVE TE NDERTUARA PAS 1990.....
Përgjigju -
VENDIM I PA DREJTE I GJYKATESIT SE KRIMEVE TE RENDA NE USA DIKUSHI PAK RENDESI CFARE XHAKETE KA VESHUR N Q S CENON INTERGRITETIN E SHTEPISE KU JETON TI E MBRON ME CFARE DO MENYRE QE TE PARAQITET SIKUR EDHE ME ARME PO TA KESH ATE MUNDESI DY DUAR PER NJE KOKE JANE PAVARSISHT LETRAT QE DISPONON
Përgjigju-
Shihu mirr se mos ndodhesh ne ndonje shpell e jo ne usa.
-












Komente
Komento