Një 49-vjeçar në Goskovë të Korçës është arrestuar pasi tentoi të vidhte ndërsa ishte nën masën e arrestit në shtëpi.
Ai u kallëzua nga banori të cilit u tentua t’i vidhej shtëpia. 49-vjeçari ishte në arrest shtëpie për drejtim automjeti pa patentë.
Njoftimi i policisë
Tentoi të vidhte në një banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, dje, pas kallëzimit nga një shtetas për tentativë për vjedhje në banesën e tij, në fshatin Goskovë, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit G. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale Vjedhja”, mbetur në tentativë, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento