SHKODËR- Një 30-vjeçar është arrestuar sot nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim për vrasje. Mësohet se në pranga ka rënë Ardit Brahimi.
Në vitin 2018, Brahimi ka tentuar të vrasë me armë zjarri 47 vjeçarin E. S., banues në Vaun e Dejës. Brahimi ishte në arrati prej katër vitesh, ndërsa është i dënuar me 13 vite burg.
Ai është dënuar për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Komento