Dy persona janë arrestuar në Burrel për moskallëzim krimi në lidhje me plagosjen e një 30-vjeçari ditën e shtunë.
Të arrestuarit janë S. K. 38-vjeç dhe XH. P. 20-vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi kanë qenë prezent kur është plagosur i riu me inicialet E. M. dhe nuk kanë kallëzuar për krimin e kryer, madje sipas policisë kanë prishur provat duke pastruar ambientin ku ndodhi plagosja.
Ndërkohë që në kërkim vijon që të jetë autori i plagosjes, T. (H.) Xh. banues në Tiranë. Ai akuzohet se qëlloi 30-vjeçarin në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës” Burrel për hakmarrjeje. I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës.
Ky është Tori ai trimi që nuk doli as 1 minut nga dhoma ne ajrosje sbehet llaf jo e jo.
Përgjigju