Tentoi t'i vjedhë bankës gjysmë milion euro, ekstradohet në Shqipëri italiani i dënuar me 7 vjet

Tentoi t'i vjedhë bankës gjysmë milion euro, ekstradohet në Shqipëri italiani i dënuar me 7 vjet

Një shtetas italian u ekstradua nga Italia në Shqipëri, ku rezulton i dënuar me 7 vite burgim për vjedhje të bankave dhe falsifikim të dokumenteve. Bruno Pomenti 62 vjeç banues në Pontinia të Italisë ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Elbasanit më 23 korrik të vitit 2015 e ka dënuar me 7 vjet burg.

Në vitin 2012 në filialin e një banke të nivelit të dytë  në Elbasan, shtetasi italian ka paraqitur një vërtetim bankar të falsifikuar me një  shumë të konsiderueshme në Euro në llogarinë e tij.  Ai donte të tërhiqte gjysmë milion euro që sipas italianit, ishin depozituar në llogarinë e tij në Itali, pranë së njëjtës bankë

Drejtori i filialit të bankës së nivelit të dytë në Elbasan, në atë kohë kishte paraqitur një padi pranë autoriteteve vendase dhe nga hetimet e nisura menjëherë u zbulua se shtetasi italian në të vërtetë kishte në llogarinë e tij bankare vetëm 50 mijë euro. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë. 

Pas ekstradimit ai është vendosur në paraburgimin e qelive në 313 ku së pari do të njihet me dënimin dhënë në mungesë ndaj tij.

 

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 13/02/2019 19:20

    Ta dërrmojnë b**gën!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia