Një nga personat e arrestuar në 48 orët e pasi tentoi të korruptonte policinë e cila e kishte ndaluar për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit është personazh I njohur në rrjetin social Tik Tok.
39-vjeçarja, me inicialet A.K., e njohur në tik tok si "Albasita" dhe me mbi 150 mijë ndjekës fut 5 kartëmonedha 10 mijë lekëshe në dokumentet e mjetit, kur iu kërkuan për kontroll nga Policia.
Video e arrestimit të saj u përcoll nga policia dje përmes një njoftimi ku informonte për 5 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit pasi ishin kapur në flagrancë në tentativë për të korruptuar punonjësit e policisë për mos t’i ndëshkuar me gjobë për shkeljen e rregullave të qarkullimit.
Ndërkohë dje ajo hyri LIVE në Tik Tok. Gjithashtu ajo publikoi edhe disa video në story, ku në njërën prej tyre teksa tregon format e trupit shkruan “qentë lehin, karvani ecën përpara”, ndërsa në sfond dëgjohen fjalët e këngës: Oooo na kanë inatin.
Për këto vepra penale zakonisht të arrestuarit qëndrojnë 48 orë të arrestuar dhe më pas ndiqen në gjëndje të lirë me masa më të buta sigurie si ‘arrest shtëpie’ ose ‘detyrim me paraqitje’