TIRANE-Ndërron jetë në spitalin e Traumës i dënuari Bujar Murati. 38-vjeçari ishte xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u vra nga i dashuri i saj pranë fakultetit të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë.
Bujar Murati para 20 ditësh tentoi vetëvrasjen me litar në burg, por ndërhyrja në kohë e gardianëve e shpëtoi. Murati u dërgua menjëherë në spitalin e Beratit, por duke parë gjendjen e rëndë u transportua për në Tiranë në spitalin e Traumës.
Mjekët e spitalit konfirmuan atë mbrëmje se 38-vjeçari Bujar Murati kishte pësuar “vdekje klinike”. Pavarësisht trajtimit të specializuar ndërroi jetë. Ai sot është përcjellë nga familjarët për në banesën e fundit në fshatin ku u lind dhe u rrit në Lybeshë.
Bujar Murati ishte dënuar për mashtrim me një vit e gjysmë burg. Policia nuk dha detaje për ngjarjen që u regjistrua në mars, ndërsa dega e PD-së në Berat reagoi duke e cilësuar fshehjen e kësaj vetëvarjeje “të porositur” nga lart.
Komento