Pesë të dënuar kanë tentuar që të arratisen nga burgu i Fushë Krujës. Gjatë kontrollit në qeli është zbuluar se të dënuarit kishin prerë hekurat e dritares, ndërkohë që është ndërhyrë menjëherë duke parandaluar planin për t’u arratisur nga burgu.
Sipas burimeve për REPORTTV qelia ndodhej në katin e parë pranë sektorit të sigurisë së zakonshme, ndërsa pas kontrollit është konstatuar se ishin prerë hekurat e dritares.
Emrat e personave që ndodheshin në atë qeli nuk bëhen publik, ndërsa dyshohet se për këtë është përdorur një sharrë hekuri e futur në burg nëpërmjet takimeve me familjarët. Sipas ministrisë së Drejtësisë personat që ishin në qelin me hekura të dëmtuara me prerje ndodheshin aty prej 15 ditëve

/b.ha./Shqiptarja.comNjë tentativë arratisjeje është parandaluar nga shërbimi i Policisë së Intitucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë Krujë, pas kontrolleve të imtësishme dhe shumë të kujdesshme.
Në datë 01 maj 2018, rreth orës 11:52, gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i sigurisë, në godinën B (siguria e zakonshme), në njërën prej dhomave të katit të parë është konstatuar dëmtim i hekurave të zgarës së dritares së kësaj dhome.
Menjëherë janë marrë masa për sigurimin e të dënuarve që ndodheshin në këtë dhomë si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Në vend kanë shkuar grupe inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ndërsa është njoftuar edhe Komisariati i Policisë së Fushë Krujës.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se dhoma ishte e sigurisë së ulët dhe shpesh herë ishte përdorur për akomodimin e personave të paraburgosur. Pesë personat që ndodheshin aktualisht në këtë dhomë, ishin aty prej jo më shumë se 15 ditësh.
Hetimet e mëtejshme do të bëjën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore për autorët.
Deklarata e Ministrisë së Drejtësisë
Komente

Pse nuk i çoni me punë të detyruar ku ka nevojë vendi, në minierë, hekurudhë, rruga-ura, pastrim, prashitje, mbjellje etj. Dmth pas 8 orarshit nuk do kenë këllqe të presin hekura por i mbani më të ngrene e të pirë?! U ka vajtur be.. në qafë nga të ngrënët.
PërgjigjuCfare bejne shefat dhe policet. Kontro;;i ushtrohet cdo turn, pra sa pre duhen me u pre hekrat, besoj 3-4 dite. ky eshte pergjegjesia e Drejtorit dhe shefit te policise, apo vetem te mburren. Pra jane ata qe nuk e ndhene pergjegjesine pasi nuk kane kryer detyra drejtuese por rilindja nga shofera dhe police i beri drejtora she shefa. Mjere rilindja ,e keta
Përgjigju