Një tentativë grabitje e një banke të nivelit të dytë, në qytetin e Korçës ka çuar në pranga një 23 vjeçar nga qyteti i Durrësit.

Sipas policisë, Ismet Lushi, 23 vjeç në Korçë ka thyer xhamin e filialit të bankës e më pas  ka  hyrë  brenda, duke  tentuar  të vjedhë.

Menjëherë, shërbimeve të Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë, të 23 vjeçarit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)