Tenton të hidhet nga antena
kërkonte pronat e tij | 

Tenton të hidhet nga antena<br />kërkonte pronat e tij | 
Tenton të hidhet nga 100 m lartësi nga shtylla e antenës së radiostacionit për shkak të mohimit të pronave, por pas dy orë negociatash bindet dhe zbret me qetësi. Sotir Panxhi 50 vjeç me banim në Shtërmen të Elbasanit ka tentuar të vetëvritet në shenjë hakmarrjeje ndaj zvarritjes që i është bërë prej pesë vitesh kthimit të pronave të tij.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10.00 kur 50 vjeçari është ngjitur rreth 100 metra lart në antenën e radiostacionit në qytetin e Cerrikut dhe ka kërcënuar se do të hidhet në rast se ai nuk merr premtimin e zgjidhjes së menjëhershme të pronave , të cilat janë në proces në zyrën e kadastrës në Elbasan. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila edhe me ndërmjetësinë e djalit, Klodian Panxhi kanë negociuar për më shumë se dy orë që ai të zbriste nga ajo lartësi. Por Sotir Panxhi ka kërcënuar vazhdimisht se nëse nuk zgjidhje çështja e pronës vdekja ishte e sigurtë. Fqinjë dhe bashkëfshatarë të tjerë kanë garantuar se do të bashkohen më kërkesën e tij dhe se vetëvrasja nuk e zgjidhte këtë problem.

Pas negociatash të vazhdueshme dhe garancisë për zgjidhjen e problemit, Sotir Panxhi ka zbritur nga antena. Ai është shoqëruar për tu marrë në pyetje në polici. Ai ka dëshmuar në polici se ka kërkuar të merrte nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme një çertifikatë pronësie dhe për këtë kishte paguar edhe shumat përkatëse, por nuk kishte mundur të zgjidhte pronësinë. Ndaj në shenjë hakmarrje ka vendosur të hidhet nga lartësia për tu vetësakrifikuar në emër të pronës së tij. Burime policore deklarun se do ta ndjekin hap pas hapi rastin në fjalë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane