Tenton të parakalojë kamionin, përmbyset fuoristrada në Dibër, plagosen 4 minatorë, 2 rëndë (Emrat+FOTO)

Tenton të parakalojë kamionin, përmbyset fuoristrada në Dibër, plagosen 4 minatorë, 2 rëndë (Emrat+FOTO)

Foto nga vendi i ngjarjes, makina e përmbysur

DIBËR-Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar në mëngjesin e sotëm në Qafë Bualli. Të plagosur janë; Hysni Jahurri, Vladimir Elezi, Altin Tosku dhe Mehmet Liçi.

Dy nga katër të plagosurit, Altin Tosku dhe Mehmet Liçi janë në gjendje të rëndë, ndërsa janë nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërsa dy të tjerët  jashtë rrezikut, Hysni Jahurri në spitalin e Mamurrasit dhe Vladimir Elezi në Klos.

Katër personat që u plagosën, shoferi dhe tre pasagjerët po udhëtonin me një fuoristradë, por në momentin që tentuan të parakalonin një kamion, makina doli nga rruga.

Si pasojë e amortizimit dhe mungesës së mbrojtëseve makina ka përfunduar jashtë rrugës disa metra duke u përmbysur.

Nga të dhënat e para raportohet se personat që u plagosën janë punonjës të minierave

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?