Tentuan arratisjen, por u torturuan, fati i dy shokëve, në kërkim të Edi Hysenajt

Edi është djali i vetëm i familjes Hysenaj nga Shkodra. Çifti Zef e Albina kishin dy fëmijë Fabiolën dhe Edin, ky i fundit i zhdukur që prej vitit 1993. Ishte në vitin e parë të shkollës së mesme kur ende një i ri adoleshent asokohe kur bashkë me shokun e tij Fran Pjetrin vendosin të kalonin kufijtë për një të ardhme më të mirë. Të dy shokët tentojnë arratisjen në vitin 1990 në prag të ndryshimeve të mëdha politike, pa i vënë në dijeni familjarët dhe në qytetin e Kukësit kapen nga policia, e cila i çon në degën e brendshme dhe aty dhunohen ndërsa mbahen 24 orë.

Lajmërohen familjarët  dhe më pas vjen gjyqi. Edi dhe Frani ishin ende të shokuar nga torturat që ishin bërë mbi ta, por gjithsesi nuk hoqën dorë nga qëllimi i tyre për të ikur jashtë Shqipërisë. Me hapjen e kufijve në vitin 1992 kalojnë në Greqi por përsëri kapen nga policia, kësaj here nga ajo greke dhe kthehen në Shqipëri. Port ë rinjtë nuk u ndalën. Ishte 23 shtatori i vitit 1993 kur për të dy shokët ishte dita e vendimit të madh, pa vënë në dijeni familjet ata largohen.

Askush nuk mësoi drejtimin e tyre. Askush nuk pati më kurrë dijeni se cili ishte destinacioni i dy shokëve. Përveç dikujt që i kishte parë atë ditë të largimit të tyre në drejtim të stacionit të trenit. Në vitin 2005 babai i tij Zefi bën denoncimin në polici për humbjen e djalit të tij Edi Hysenaj, ndërsa pas zhvillimit të një séance gjyqësore, sot ky 44-vjecari është shpallur i zhdukur edhe nga Interpoli…

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump