Gjithashtu, në prangat e policisë ka rënë edhe një person tjetër i cili kishte vjedhur një automjet TAXI. Rreth orës 03:40, në rrugën e “Barrikadave”, pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e policisë e Komisariatit nr 3, u vu në ndjekje të autorit që kishte vjedhur automjetin duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xhelal Rexhepi.
Njoftimi i Policisë:
• Flobenc Gega, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “Prodhim mbajtje te armeve te zjarrit pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësve të policisë rendit”.
• Mehmet Dylgjeri , 30 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 08.02.2018, rreth ores 03:00 , në rrugën “Vangjel Capo”, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin mjetin e parkuar, tip “Rang Rover”, në pronësi të shtetases Dh.T., 38 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
• Një radio policie
• dy palë doreza
• nje kapuc dhe një kapele
• një shall
• një kacavidë,
• 2 telefona celulare
• 1200 euro e 6000 lekë.
Gjithashtu nga shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 3, u arrestua në flagrancë shtetasi:
• Xhelal Rexhepi, 34 vjeç, banues në Tetovë.
Pasi më datë 08.02.2018, rreth orës 03:40, në rrugën e “Barrikadave”, pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e policisë e Komisariatit nr 3, u vu në ndjekje të autorit që kishte vjedhur automjetin duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xhelal Rexhepi.
Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative, si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 134/3 e 22 e 25 dhe 247 te Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Flobenc Gega dhe Mehmet Dylgjeri, si dhe për verpen panale “ Vjedhja” parashikuar nga neni 134 te Kodit Penal ne ngarkim të shtetasit Xhelal Rexhepi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com