TIRANË - Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë kufitare në Morinë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Avdulla Matmuja 20 vjeç dhe Durim Hasolli 24 vjeç u kapën me 50 doza kanabis me vete.
 
Konkretisht gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre nënpikën kufitare në Morinë, Hasolli e Matmuja iu gjetën të fshehura në trup 50 doza lëndë narkotike e llojit kanabis me qëllim tregtimin në Kosovë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)