Tentuan ta përdhunojnë 2 vite më parë, 20-vjeçarja shfaqet në pasarelë me të njëjtat rroba: Veshja jonë nuk nxit dhunë

Tentuan ta përdhunojnë 2 vite më parë, 20-vjeçarja shfaqet në pasarelë me të njëjtat rroba: Veshja jonë nuk nxit dhunë

Martina Evatore me veshjen që tentuan ta përdhunon dy vite më parë

Me një palë pantallona të zeza deri në kyçin e këmbës, atlete të bardha, një bluzë të zezë dhe një xhaketë ushtarake. Këto rroba veshi një mbrëmje dy vite më parë, 20-vjeçarja Martina Evatore, kur një burrë në Padova tentoi ta përdhunonte.

Me të njëjtën veshje Martina Evatore zgjodhi të parakalonte në pasarelë të shtunën e kaluar në konkursin ‘Miss Venice Beach’ në Jesolo. Ajo zgjodhi këtë veshje për të dhënë mesazhin e fortë ‘Nuk janë rrobat ato që nxisin përdhunimin’.

“Nëse shkon e veshur kështu, e kërkon”, i kishte thënë një “shoqe” disa javë më parë. Dhe kështu Martina donte të demonstronte dhe t'u thoshte të gjithëve nga skena se jo, "nuk është veshja ajo që nxit dhunë", se nuk ka dallim mes një minifundi dhe një palë pantallonash të gjata, se përdhunimi nuk është kurrë faj si vishet një vajzë, çfarë vesh një vajzë, se nuk ka fustan që mund të bëhet alibi për të justifikuar një sulm seksual.

Dy vjet më parë, Martina Evatore po ecte me të njëjtën veshje, kur një burrë tentoi ta përdhunonte. Martina bërtiti, disa kalimtarë e dëgjuan dhe arritën ta shpëtonin. Por dhuna mbetet dhunë që nuk harrohet, e cila e bëri edhe atë të humbiste dy vite shkolle nga tronditja, frika.

Në pasarelë, Martina Evatore vendosi të shfryjë zemërimin e saj:

"Nuk është veshja që nxit dhunën”, tha ajo në mikrofon.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos