TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve, specefikisht nga SHBA. Në këtë linjë, ajo ka publikuar mesazhin e senatorit amerikan Roger F. Wicker i cili shkruan "Bëhu e fortë".
Një mesazh kuptimplotë, në një kohë kur një pjesë e grupit të saj parlamentar me në krye Korab Litës, në mënyrë të fshehur, por edhe me ndërhyrje nga jashtë, siç e ka pohuar ajo vetë, kanë tentuar që ta spotojnë atë nga roli i kryetares.
"Një mesazh i ngrohtë nga Senatori Amerikan Roger F. Wicker. Falenderimet më të sinqerta për mesazhin tuaj kuptimplotë: “Qendro e Fortë".
Pak ditë më parë, Rudina Hajdari akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se duan që ta largojnë atë nga drejtimi i opozitës, sipas së cilës me qëllim sabotimin e Reformës e Zgjedhore dhe sfumimin e një vendimi jo pozitive nga BE për çeljen e negociatave.
Kjo fucina eshte beqare
Përgjigju