U kapën duke blerë vota për LSI-në, procedohen penalisht 2 persona në Vlorë! U gjenden para dhe bllok shënimesh me emra

Dy persona po ndiqen në gjendje të lirë pasi akuzohen për krimet zgjedhore, për shitblerje të votës në qytetin e Vlorës. Policia e Vlorës njofton se po ndiqen penalisht një person me shtetësi turk Abdulgafur Balikçi, 23 vjeç, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Vlorë dhe një shqiptar Juriseld Muçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.  Ky rast u raportuar një ditë më parë edhe nga burimet për Report Tv.

Sipas policisë shqiptari Juriseld Muçaj, dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi Abdulgafur Balikçi, për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021. Burime për Report Tv një natë më parë thanë se vota po blihej në favor të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, por kjo thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë ndalimit të tyre sipas burimeve janë gjetur një bllok me emra, të personave që dyshohet se do u blinin votën si edhe u janë sekuestruar telefonat celular për shkak se ka pasur biseda që konfirmonin këtë vepër penale. Dy personat po procedohen penalisht dhe çështja do të ndiqet nga SPAK, si kompetenti për hetimin e krimeve zgjedhore.

Më herët një tjetër rast i ngjashëm është raportuar edhe në Pukë, ku kanë rënë në pranga sekseri dhe nën hetim drejtuesi politik i LSI-së, Vasil Shabani dhe Demir Syla, teksa iu gjetën një sasi prej 528 mijë lekësh si edhe një listë me emra. Pas raportimit të këtij rasti, ka ardhur edhe reagimi i LSI-së, ku e kanë mohuar të jenë përfshirë në shitblerje të votave, por po bënin prova për votimin.

1619004242_1619001397Screenshot2.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Në foto me turkun që akuzohet për blerje votash, Luan Rama: I angazhuar në radhët e LSI-së, nëse është i implikuar le të ndëshkohet

Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Vlorës, Luan Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar lidhur me foton e publikuar pranë turkun, Abdulgafur Balikçi, 23 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit nisi procedimi penal, pasi akuzohet për shitblerje të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama shkruan se Prokuroria duhet të zbardhë të vërtetën dhe të zbatojë ligjin.

Ai shtoi se asnjë makinacion, asnjë përpjekje për të provokuar apo për të shantazhuar anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së, nuk mund t’i shpëtojë banditët e rilindjes nga humbja e 25 prillit.

 “Manipulimi mediatik i një lajmi të shitur qëllimisht nga segmente kriminale brenda strukturave të Policisë së Shtetit në Vlorë për shitje e blerje votuesish në emër të LSI-së nga ana e qytetarit Abdulgafur Balikçi, është vetëm përpjekja e rradhës që synon të trembë e frikësojë votuesit”, shkruan ai në posti.

Kandidati i LSI, ka sqaruar se Abdulgafur Balikçi është shtetas shqiptar, me origjinë turke që jeton dhe punon ndershmërisht me profesionin e tij si mjek stomatolog, i angazhuar me shumë pasion në rradhët e LSI-së pasi braktisi sektin e rilindjes, e mu për këtë arsye është vënë në qendër të këtij skenari përbaltjeje dhe manipulimi.

“Nëse mjeku Abdulgafur Balikçi apo çdo qytetar tjetër është i implikuar në shkelje të ligjit, le të ndëshkohet sipas ligjit, por këtë nuk mund t’a bëjë policia duke shitur lajme të pa konfirmuara nga organi i akuzës dhe të pa vlerësuara nga gjykata.”, shkruan ai në fund.

Ora 11:51
Kush është shtetasi turk që u kap duke blerë vota për LSI-në në Vlorë

Report TV ka siguruar foton Abdulgafur Balikçi, 23 vjeç, shtetasi turk i kapur ditën e djeshme për blerje të votave në llogari të LSI-së në Vlorë.

Gjatë fushatës elektorale të LSI-së në Vlorë ai është takuar edhe drejtuesin politik të qarkut dhe kryesuesin e listës së LSI, Luan Rama. Vetë Luan Rama ka shkruar para disa ditësh, se Gafuri (Abdulgafur Balikçi) siç dhe i thërrasin është nga Turqia , por është bërë më vlonjat se vetë vlonjatët. Luan Rama shkruan se ai vjen nga PS dhe i është bashkuar LSI-së. Shtetasi turk është ai me kapele të kuqe në kokë me logon e LSI-së.

Postimi i Luan Ramës
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • destani: 21/04/2021 18:32

    Po ku eshte meta me hanxharin e tij, per ti prere doren atyre qe do te blejne e shesin votat. He pra mete, jepi e na e trego ne praktike ate 'ndershmerine' tende, e jo me llogje e pallavra pa fund...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës