Sarandë- Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari Ardit Shehu nga Tirana, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të marketeve në Sarandë, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër.
Policia e Sarandës gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të njërit nga autorët e disa vjedhje të marketeve në qytetin e Sarandës.
Ky shtetas gjatë natës sëbashku me një shtetas tjetër kanë thyer xhamat e dyreve të disa marketeve të ndryshme në lagjen ''Nr.3'', me qëllim vjedhjen e tyre.
Policia gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet Volksëagen.
Patrulla e Policisë është vënë në ndjekje të tyre dhe në rrugën ''Abedin Dine'', në lagjen ''Nr.2'' kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e njërit prej tyre konkretisht Ardit Shehu, ndërsa personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.
Nga hetimet rezulton se Shehu identifikohet edhe me dy emra të tjerë, Klejdi Nelku dhe Jeton Nelku, gjithashtu dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje të tjera të marketeve në këtë qytet, për të cilat policia po punon për dokumentimin e tyre.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër me të cilin ky shtetas kryente vjedhjet.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO