TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur pasaporta me pasaporta false.
Mësohet se 28-vjeçari E.I dhe 19-vjeçari L.O, me origjinë nga Durrësi, gjatë momentit të kontrollit në Rinas paraqitën pasaporta me identitetet e dy personave të tjerë, por u konstatuan dhe për pasojë janë vënë në pranga.
Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.
Komento