Tentuan të kalonin 118 kg kanabis me rulot në Kapshticë, lihen në burg dy rumunët! Dëshmia e tyre: Jemi turistë, nuk dimë gjë për drogën

Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy shtetasit rumunë, George Coman dhe Daniela Buturugaru të cilët u kapën në pikën kufitare të Kapshticës në tentativë për të kaluar me 118 kg lëndë narkotike të llojit kanabis që e kishin fshehur në mjetin e tyre tip ‘rulot’.

Për dy shtetasit George Coman 54 vjeç, dhe Daniela Buturugaru, 36 vjeç u zhvillua seanca me gjyqësore dyer të mbyllura ndërsa mediat u lejuan 5 minuta para fillimit të seancës. Gjatë këtij momenti, George Coman ndryshe nga bashkëatdhetarja e tij, është shfaqur i qeshur madje ka bërë edhe ironi me gazetarët duke i pyetur nëse duket bukur në kamera. 

Ndërkohë avokati i të akuzuarve, ka deklaruar se klientët e tij, nuk pranojnë të kenë lidhje në trafikun e drogës. Rumunët me profesion ndihmës kuzhinierë, kanë mohuar të kenë dijeni mbi kanabisin e gjetur në rulot dhe se janë thjesht turistë në Shqipëri.

2 shtetasit rumunë tentuan ta trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, duke përdorur një automjet tip 'rulot' me qëllim për të kaluar në pikën kufitare të Kapshticës.

Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit të mjetit 'rulot', u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
U kapën me 118 kg kanabis në Kapshticë, gjykata e Korçës lë në burg dy shtetasit rumunë! Avokati: Nuk kanë dijeni për drogën e gjetur në rulot

 

Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy shtetasit rumunë, George Coman dhe Daniela Buturugaru të cilët u kapën në pikën kufitare të Kapshticës në tentativë për të kaluar me 118 kg kanabis duke përdorur mjetin e tyre tip ‘rulot’. Destinacioni i drogës ishte Greqia.  

Avokati i tyre u shpreh se klientët që përfaqësonte nuk e pranonin të ishin fajtorë për atë çfarë akuzohen, duke theksuar se ishin thjesht turistë dhe nuk kishin dijeni për kanabisin e gjetur në automjet.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr