FIER - Kishin marrë naftë në depozitat e Albeptrolit në Qafë-Kash të Fierit për t'i transportuar në depozitat e Zharrzës, por ndryshojnë destinacion, teksa naftën bruto tentuan ta shkarkojnë në ndonjë depozitë të karburanti privat.

Personazhet e kësaj historie janë tre shoferë dhe një punonjës që me tre kamionë transportonin naftë për llogari të Albetrolit, ndërsa pas këtij veprimi ata janë prangosur nga policia, e cila në këtë aksion kishte edhe bashkëpunimin e krimit ekonomik.

Ndërkohë burime zyrtare të policisë shprehen se ky devijim të lë të dyshosh se kjo sasi do të tregtohej në pika të ndryshme private, të cilat merren me tregti hidrokarburesh .

Gjithsesi policia është në proces hetimi. Të arrestuarit janë Sotiraq Sollaku ,Sokrat Yzeiri, Bashkim Shehaj dhe Klevi Saliaj, ndërsa sasia e natëfës që ata i ndryshuan destinacion shkonte deri në 100 tonë .

A1 Report sjell pamjet e autobotëve që u përdorën për trasnport, ndërsa policia e metropolit jugor po vijon hetimet për të zbuluar destinacionin ku do çohej nafta, e cila ishte e papërpunuar.

Per të zbardhur plotësisht këtë ngjaje ka reaguar shoqëria Albetrol Sh.a duke u shprehur se tre autobotët që transportuan naftë bruto të bllokuar nga policia janë në pronësi të një kompanie në bashkëpunim me shoqerinë Albpetrol Sha, e cila kryen transportin e naftës. 

Shoqëria na ka informuar se disponon të gjithë dokumentacionin ligjor për transportin e sasisë në fjalë dhe se autobotet kanë qenë të vulosuara konform ligjit. Shoqëria Albpetrol Sha.A është ne pritje të verefikimeve të policisë së qarkut Fier.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)