Tentuan të vrisnin të riun në Rreshën pas një sherri mes dy djemve, arrestohet një prej autorëve, i biri dhe nipi ende në kërkim! Makina e blinduar i shpëtoi jetën të riut

RRËSHEN- Parakalimi me makine shërbeu si shkëndije për të ndezur një konflikt mes Bardhajve dhe Reçëve në Rrëshen që nisi me grushte dhe përfundoi me të shtëna.

Saimir Reçi, 41 vjeç u qëllua me 7 plumba pistolete nga distancë e afërt teksa lëvizte me “BMW” të blinduar në aksin Rrëshen-Ura e Fanit rreth orës 19:00 të së dielës. Asnjë plumb nuk e kapi nipin e Kastriot Reçit, të cilin e shpëtoi mjeti luksoz, i blinduar.  

Ngjarja tronditi qytetin ku prej kohësh nuk ishte shënuar asnjë ngjarje kriminale, ndërsa policia arriti të prangosë mesditen e kësaj të hëne, njërin prej autorëve të dyshuar, 59-vjecarin Martij Bardhaj.

Vazhdojnë kërkimet për kapjen e Erind Bardhajt që njihet dhe me emrin Erind Videl si dhe Kristian Bardhajt me emrin e ndryshuar Kristian Marku. Të tre akuzohen për vrasje me paramendim mbetur në tentatië dhe armë pa leje. Policia e ka klasifikuar si “konflikt për motive të dobëta”.

Nga të shtënat, 41-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një bordurë, por pa pësuar dëmtime.

Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit, ish-pronarit të “TV Mirdita”, i cili u vra në atentat mafioz tre vite më parë.

Burimet thanë se deri në këtë fazë të hetimit, ngjarja nuk lidhet me hasmërinë e hershme të familjes Reçi me familjen Gjini, ku janë shënuar 5 viktima në vitet 2000-2020.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:51
Tentuan të vrisnin të riun në Rreshën, arrestohet një prej autorëve! Në kërkim i biri dhe nipi

Pa kaluar 24 ore nga ngjarja e ndodhur në Rrëshen, ku pas një konflikti u qëllua me armë automjeti me të cilin lëvizte Saimir Reçi, policia ka arrestuar njërin prej autorëve të ngjarjen. Në pranga është vënë Martin Bardhi, ndërsa në kërkim vijon të jetë djali i tij Enkrik Bardhi.

"Rrëshen, Mirditë 

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Rrëshën, ku pas një konflikti, u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 41-vjeçari.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 autorëve të tjerë të dyshuar(djali dhe nipi i shtetasit të ndaluar) pasi nga hetimet të 2 këta shtetas rezultojnë të përfshirë në këtë rast.

Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias M. B.) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar:

-M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale "Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme", thuhet në reagim. 

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja