Teodor Keko, 10 vitet që
e rikthyen përfundimisht

Teodor Keko, 10 vitet që <br />e rikthyen përfundimisht
Vitet zakonisht i thellojnë distancat e mungesës dhe e akullt vjen harresa. Jo, me Dorin ndodh ndryshe. Ai kurrë nuk harron të rikthehet. Mjafton të thuash emrin dhe Dori do të qaset rishtas aty në tryezë, më i gjallë, më i freskët, më i thellë, më i paharruar se kurrë. Kushdo thërret sot emrin e tij, merr një mesazh. Është zakoni “i lindur” i Dorit, të jetë i pranishëm, të flas, të ndihet edhe kur mungon mes të gjallëve të kësaj bote. Të shtunën, me shkak 10-vjetorin e lamtumirës (20 gusht 2002-20 gusht 2012), takova familjarët; të vëllain Ilirin, që e mban Dorin “në bebëz të syrit”, bashkëshorten Xhulin, e cila po na tregonte për fëmijët që janë bërë burra, njëri 27 vjeç dhe tjetri 23 vjeç. Xhuli rrezëllin nga lumturia që fëmijët në shumë gjëra i ngjajnë Dorit. “I vogli i ka ngjarë më shumë Dorit në mënyrën sesi i bënë shakatë, i madhi është natyrë më serioze”, thotë ajo. Pastaj biseda kaloi sërish tek kujtimi i Dorit, por këtë herë shumë përtej marrëdhënieve familjare. Gjithmonë është vënë re se të flasësh për Dorin, kujtimet nuk mbarojnë kurrë. Ndaj “Shqiptarja.com” mori përsipër të sillte diçka ndryshe në këtë 10-vjetor, të sillte në një mënyrë ose tjetrën mesazhet e tij, humorin e gjallë, gjurmët që la në poezinë, letërsinë dhe publicistikën shqiptare dhe, siç doli nga kjo përpjekje, “ta kthente përfundimisht” mes nesh.

Ne ftuam në një intervistë shokun dhe mikun e tij të pandarë, poetin Ilirian Zhupa, i cili na rrëfeu motivet e rikthimit të Tedor Kekos “edhe mes plagëve që mori” në Shqipërinë e tij.

Ilirian, veçanërisht ju, një nga miqtë e ngushtë të Teodor Kekos mund të na e risillni më të plotë imazhin e tij pas 10 vjetësh lamtumire. Si ka qenë takimi juaj i parë me Dorin?
-Takimin e parë me Dorin nuk e mbaj mend, sepse takimet tona ishin më të hershme se takimi i parë. Dhe ato kanë qenë përmes letrave, përmes shtypit. Por, mund të them se kemi filluar të bëhemi miq e të rrimë me njëri-tjetrin në fillim të viteve ‘80. Dorin nuk mund të mos ta bëje mik, sepse tek Dori ishte me tepri ndjesia e marrjes me shaka të gjithçkaje serioze. Dhe, ato ishin kohë gjithmonë “serioze”. Ishte një gjë që përgjithësisht ose të mungonte, ose fshihej nga kolegët e tjerë të letrave dhe të artit.

Me shaka, thatë një të vërtetë. Por, por nëse vë re letrat e tij, shakaja e Dorit merrte ngjyrën e një lloj ironie kritike dhe besoj se buronte nga një marrëdhënie serioze me idetë e tij, të cilat na i ka paraqitur me veprat që la pas. Ku rezultonte shakaja e tij?
-Po, në të vërtetë kur thashë e shaka, në kontekstin ku kemi jetuar e jemi njohur, kisha parasysh që në një këndvështrim analitik shakaja ishte gjëja më serioze që zor artikulohej. Mendoj se shumica e gjërave që ndesh njeriu në jetë janë shakara, improvizime. Shakaja janë situatat. Shaka janë sistemet. Shaka janë qeveritë, shaka janë censorët. Por janë një shaka e veshur me një koracë metalike, e cila përgjithësisht e tremb njeriun e pambrojtur. Dhe kur them për Dorin që e shihte me shaka botën që jetonte, dua te them se e shihte në pjesën e saj të butë, të squllët e të lagësht, si të thuash aktoreske, pra jo të koracuar.

Me sa kuptoj unë, shakaja e tij të çlironte nga paragjykimet ose idetë fikse të atij realiteti aq të ngurtë?
-Ndoshta jo të çlironte, por të bënte të prekje më realisht gjërat e atij realiteti që të rrethonte. Nëse do të thosha diçka për Dorin, tani mbasi Dori ka dhjetë vjet që ka ikur...-por në fakt ka ardhur sipas meje - do të thosha që edhe Dori si gjithë krijuesit e tjerë të njëmendtë ishte një emigrant në këtë vend që nuk është fort miqësor me krijuesit kur janë gjallë. Nëse do te bëja një përqasje për t’u kuptuar më mirë, do ta krahasoja me thelbin e përjetshëm të njeriut që gjatë gjithë jetës së vet kërkon të pushtojë Trojën e vet. Dori e ka bërë këtë luftë si gjithë krijuesit, por jo në aspektin e përgatitjes së armëve dhe përdorimit të tyre. Sepse, thamë që vetë karakteri i tij ishte që edhe “pushtimet” nuk i bënte si athinasit mbi Trojën. Krijuesi pushton gjithmonë atë Troje që bën veten. Më vjen mirë që sot kur fillon viti i 11-të i largimit të Dorit, pra kur në paralele me udhëtimin e Uliksit të Homerit të madh, kur është mbyllur dhjetëvjetëshi i rropatjeve për kthimin në “shtëpi”, Dori është kthyer prapë në vendin e vet, mes shokëve dhe miqve të vetë. Është kthyer pranë familjes së vet dhe është kthyer çuditërisht vetëm me fitoret, pra “pa plagët” që Ai mori në jetën e vet.

Para dy ditësh duke e kujtuar ardhjen e këtij 10-vjetori me bashkëshorten e Dorit, Xhulin, ajo me shumë gëzim tregonte se djali i tyre “trashëgon humorin e Dorit”. Duke kujtuar Dorin nuk e përjashtojmë dot edhe familjen e tij dhe miqësinë që e rrethonte. Si ka qenë kjo miqësi?
-Ne jemi ai brez që quhet në letrat shqipe “Brezi i viteve ‘80", të cilët e kemi mbajtur fort njëri-tjetrin, pikërisht në atë kohë që ishte vështirë të mbanin njëri-tjetrin. Në atë kohë që ishin dy linja të fuqishme në lëvizjen kulturore, ajo që ishte pro kalcifikimit të traditës dhe ajo qe ishte hyjnizuese e ideologjisë dhe politikes. Të dyja ishin kundër brezit tonë për shkak të risive që sillte ky brez. Fati që ne u takuam të gjithë në Tiranë, na bëri të jemi, jo vetëm kolegë, jo vetëm rivalë të një gare, por të jemi edhe miq familjarë, të shkojmë e të vijmë tek njëri-tjetri, të bëjmë darka me njëri-tjetrin e të tregojmë gjithçka hapur, gjë që ishte e rrallë për Tiranën e asaj kohe. Sigurisht që na pëlqente, kur ishim pranë një gote të flisnin edhe për politikën, të shanim. Dhe asnjëherë nuk na kalonte ndërmend që dikush nga ne mund të shkonte dhe të na spiunonte.

Pra, ju jeni brezi që krijuat në zhvillimet kulturore “Shqipërinë tjetër”, larg asaj zyrtare?
-Jo vetëm ne dhe jo vetëm kulturore, por edhe mentale. Më vjen mirë që ky brez i ka mbijetuar kohës. Ne sot flasim për Dorin, sepse Dori e çeli serinë e ikjeve i pari, por në fakt Dori vet iku duke qëndruar. Edhe njëherë ai na justifikon atë romantizmin tonë, pra atë që na dukej si romantizëm, në fakt dhe optimizmin tonë që të sjellim diçka që të mbetet edhe kur ne të mos jemi. Ndaj unë këtë kalim kohe e quaj si rikthimin e Dorit në shtëpi.

Ose kthimi i Dorit në Itakë, siç e thatë ju figurativisht...
-Nëse jeta njerëzore e Dorit do të quhej lufta për Trojën (sepse kemi thënë që të gjithë luftojnë të arrijnë shumëçka, të gjithë bëjnë luftën e vetë, bëjnë dashurinë e vetë, bëjnë hiletë e veta të vogla. Kjo është jeta njerëzore, qëllimet përmbushen ose zbrazen sipas rrethanave ose konteksteve). Kjo luftë sipas Homerit zgjati dhjetë vjet. Nëse midis lindjes dhe vdekjes njeriu rreket të pushtojë Trojën e vet (vitet reale janë jeta e tij njerëzore), më e vështira është rikthimi kur ai mbaron luftën, kur ai vdes. Përgjithësisht në botën njerëzore dhe sidomos në trevën ballkanike në momentin e parë të vdekjes të gjithë janë me të ikurit. Është një dhimbje e madhe për të dashurit, por edhe një hipokrizi e madhe në fakt se po t’i shikosh ikjet, të gjithë qajnë e flasin edhe ata që e kanë qëlluar, e kanë penguar, e kanë gjakosur, siç ka ndodhur edhe me Dorin. Madje ata janë të parët që flasin, që ngjiren, që lebetiten dhe, çfarëdo të ndodhë, prova e njeriut për t’u rikthyer në fakt mungon. Është njësoj si udhëtimi i Uliksit për t’u rikthyer në Itakën e vet. Është një provë shumë e vështirë. Një provë me vështirë sesa të gjitha provat që ka kaluar kur ka qenë gjallë. Sepse edhe hileja e keqardhjes nuk zgjat për tërë periudhën. Zgjat aq sa individi e humbet vlerën e përdorimit për “përdoruesit”. Pastaj, individi harrohet. Po jo nga të gjithë. Për fat të mirë Dori e ka bërë me sukses rrugën e tij 10-vjeçare, Dori sot që flasim është kthyer në Itakën e vet, në shtëpinë e vet, pranë bashkëshortes së vet, pranë miqve të vetë. Ka njerëz për të cilët tunden vendet, njerëz për të cilët qan një popull i tërë kur ikin. Edhe në tragjeditë greke qarja më shumë është aktrim sesa dhembje, por shumë prej tyre nuk arrijnë të rikthehen pas dhjetë vjetësh. Dori është rikthyer.

Më përmendët dy herë, ndoshta padashur “plagët e Dorit”, “gjakosjen” në një rast tjetër. A do të doje të tregoje se çfarë i është bërë Dorit e që s’duhej ta përsërisim për raste të tjera?
-Nuk desha të flas për atë temë. Por Dorit i janë bërë të gjitha ato të liga që u janë bërë dhe u bëhen në këtë vend të gjithë krijuesve. Dhe kur përmenda edhe gjakun, përmenda një gjë reale, sepse tek Dori e ka pasur edhe shfaqjen reale. Nuk kam për të shtuar gjë. Nuk është rasti...

Kam dëgjuar që keni pasur edhe një poezi të shkruar së bashku. Mund të na e tregoni?
-Kemi një poezi të përbashkët, por ky zakon i të shkruarit të përbashkët me Dorin dhe jo vetëm, ndodhte se në tavolinat ose me ndonjë gotë përpara poezia ishte gjithmonë prezente. Ne kemi shkruar në copa letrash ca vargje njëri e ca vargje tjetri. Dhe unë e kam si një relike të rrallë këtë poezi dhe më vjen mirë që e kam... Vitet zakonisht i thellojnë dis
tancat e mungesës dhe e akullt
vjen harresa. Jo, me Dorin ndodh ndryshe. Ai kurrë nuk harron të rikthehet. Mjafton të thuash emrin dhe Dori do të qaset rishtas aty në tryezë, më i gjallë, më i freskët, më i thellë, më i paharruar se kurrë. Kushdo thërret sot emrin e tij, merr një mesazh. Është zakoni “i lindur” i Dorit, të jetë i pranishëm, të flas, të ndihet edhe kur mungon mes të gjallëve të kësaj bote. Të shtunën, me shkak 10-vjetorin e lamtumirës (20 gusht 2002-20 gusht 2012), takova familjarët; të vëllain Ilirin, që e mban Dorin “në bebëz të syrit”, bashkëshorten Xhulin, e cila po na tregonte për fëmijët që janë bërë burra, njëri 27 vjeç dhe tjetri 23 vjeç. Xhuli rrezëllin nga lumturia që fëmijët në shumë gjëra i ngjajnë Dorit. “I vogli i ka ngjarë më shumë Dorit në mënyrën sesi i bënë shakatë, i madhi është natyrë më serioze”, thotë ajo. Pastaj biseda kaloi sërish tek kujtimi i Dorit, por këtë herë shumë përtej marrëdhënieve familjare. Gjithmonë është vënë re se të flasësh për Dorin, kujtimet nuk mbarojnë kurrë. Ndaj “Shqiptarja.com” mori përsipër të sillte diçka ndryshe në këtë 10-vjetor, të sillte në një mënyrë ose tjetrën mesazhet e tij, humorin e gjallë, gjurmët që la në poezinë, letërsinë dhe publicistikën shqiptare dhe, siç doli nga kjo përpjekje, “ta kthente përfundimisht” mes nesh. Ne ftuam në një intervistë shokun dhe mikun e tij të pandarë, poetin Ilirian Zhupa, i cili na rrëfeu motivet e rikthimit të Tedor Kekos “edhe mes plagëve që mori” në Shqipërinë e tij.

Ilirian, veçanërisht ju, një nga miqtë e ngushtë të Teodor Kekos mund të na e risillni më të plotë imazhin e tij pas 10 vjetësh lamtumire. Si ka qenë takimi juaj i parë me Dorin?
-Takimin e parë me Dorin nuk e mbaj mend, sepse takimet tona ishin më të hershme se takimi i parë. Dhe ato kanë qenë përmes letrave, përmes shtypit. Por, mund të them se kemi filluar të bëhemi miq e të rrimë me njëri-tjetrin në fillim të viteve ‘80. Dorin nuk mund të mos ta bëje mik, sepse tek Dori ishte me tepri ndjesia e marrjes me shaka të gjithçkaje serioze. Dhe, ato ishin kohë gjithmonë “serioze”. Ishte një gjë që përgjithësisht ose të mungonte, ose fshihej nga kolegët e tjerë të letrave dhe të artit.

Me shaka, thatë një të vërtetë. Por, por nëse vë re letrat e tij, shakaja e Dorit merrte ngjyrën e një lloj ironie kritike dhe besoj se buronte nga një marrëdhënie serioze me idetë e tij, të cilat na i ka paraqitur me veprat që la pas. Ku rezultonte shakaja e tij?
-Po, në të vërtetë kur thashë e shaka, në kontekstin ku kemi jetuar e jemi njohur, kisha parasysh që në një këndvështrim analitik shakaja ishte gjëja më serioze që zor artikulohej. Mendoj se shumica e gjërave që ndesh njeriu në jetë janë shakara, improvizime. Shakaja janë situatat. Shaka janë sistemet. Shaka janë qeveritë, shaka janë censorët. Por janë një shaka e veshur me një koracë metalike, e cila përgjithësisht e tremb njeriun e pambrojtur. Dhe kur them për Dorin që e shihte me shaka botën që jetonte, dua te them se e shihte në pjesën e saj të butë, të squllët e të lagësht, si të thuash aktoreske, pra jo të koracuar.

Me sa kuptoj unë, shakaja e tij të çlironte nga paragjykimet ose idetë fikse të atij realiteti aq të ngurtë?
-Ndoshta jo të çlironte, por të bënte të prekje më realisht gjërat e atij realiteti që të rrethonte. Nëse do të thosha diçka për Dorin, tani mbasi Dori ka dhjetë vjet që ka ikur...-por në fakt ka ardhur sipas meje - do të thosha që edhe Dori si gjithë krijuesit e tjerë të njëmendtë ishte një emigrant në këtë vend që nuk është fort miqësor me krijuesit kur janë gjallë. Nëse do te bëja një përqasje për t’u kuptuar më mirë, do ta krahasoja me thelbin e përjetshëm të njeriut që gjatë gjithë jetës së vet kërkon të pushtojë Trojën e vet. Dori e ka bërë këtë luftë si gjithë krijuesit, por jo në aspektin e përgatitjes së armëve dhe përdorimit të tyre. Sepse, thamë që vetë karakteri i tij ishte që edhe “pushtimet” nuk i bënte si athinasit mbi Trojën. Krijuesi pushton gjithmonë atë Troje që bën veten. Më vjen mirë që sot kur fillon viti i 11-të i largimit të Dorit, pra kur në paralele me udhëtimin e Uliksit të Homerit të madh, kur është mbyllur dhjetëvjetëshi i rropatjeve për kthimin në “shtëpi”, Dori është kthyer prapë në vendin e vet, mes shokëve dhe miqve të vetë. Është kthyer pranë familjes së vet dhe është kthyer çuditërisht vetëm me fitoret, pra “pa plagët” që Ai mori në jetën e vet.

Para dy ditësh duke e kujtuar ardhjen e këtij 10-vjetori me bashkëshorten e Dorit, Xhulin, ajo me shumë gëzim tregonte se djali i tyre “trashëgon humorin e Dorit”. Duke kujtuar Dorin nuk e përjashtojmë dot edhe familjen e tij dhe miqësinë që e rrethonte. Si ka qenë kjo miqësi?
-Ne jemi ai brez që quhet në letrat shqipe “Brezi i viteve ‘80", të cilët e kemi mbajtur fort njëri-tjetrin, pikërisht në atë kohë që ishte vështirë të mbanin njëri-tjetrin. Në atë kohë që ishin dy linja të fuqishme në lëvizjen kulturore, ajo që ishte pro kalcifikimit të traditës dhe ajo qe ishte hyjnizuese e ideologjisë dhe politikes. Të dyja ishin kundër brezit tonë për shkak të risive që sillte ky brez. Fati që ne u takuam të gjithë në Tiranë, na bëri të jemi, jo vetëm kolegë, jo vetëm rivalë të një gare, por të jemi edhe miq familjarë, të shkojmë e të vijmë tek njëri-tjetri, të bëjmë darka me njëri-tjetrin e të tregojmë gjithçka hapur, gjë që ishte e rrallë për Tiranën e asaj kohe. Sigurisht që na pëlqente, kur ishim pranë një gote të flisnin edhe për politikën, të shanim. Dhe asnjëherë nuk na kalonte ndërmend që dikush nga ne mund të shkonte dhe të na spiunonte.

Pra, ju jeni brezi që krijuat në zhvillimet kulturore “Shqipërinë tjetër”, larg asaj zyrtare?
-Jo vetëm ne dhe jo vetëm kulturore, por edhe mentale. Më vjen mirë që ky brez i ka mbijetuar kohës. Ne sot flasim për Dorin, sepse Dori e çeli serinë e ikjeve i pari, por në fakt Dori vet iku duke qëndruar. Edhe njëherë ai na justifikon atë romantizmin tonë, pra atë që na dukej si romantizëm, në fakt dhe optimizmin tonë që të sjellim diçka që të mbetet edhe kur ne të mos jemi. Ndaj unë këtë kalim kohe e quaj si rikthimin e Dorit në shtëpi.

Ose kthimi i Dorit në Itakë, siç e thatë ju figurativisht...
-Nëse jeta njerëzore e Dorit do të quhej lufta për Trojën (sepse kemi thënë që të gjithë luftojnë të arrijnë shumëçka, të gjithë bëjnë luftën e vetë, bëjnë dashurinë e vetë, bëjnë hiletë e veta të vogla. Kjo është jeta njerëzore, qëllimet përmbushen ose zbrazen sipas rrethanave ose konteksteve). Kjo luftë sipas Homerit zgjati dhjetë vjet. Nëse midis lindjes dhe vdekjes njeriu rreket të pushtojë Trojën e vet (vitet reale janë jeta e tij njerëzore), më e vështira është rikthimi kur ai mbaron luftën, kur ai vdes. Përgjithësisht në botën njerëzore dhe sidomos në trevën ballkanike në momentin e parë të vdekjes të gjithë janë me të ikurit. Është një dhimbje e madhe për të dashurit, por edhe një hipokrizi e madhe në fakt se po t’i shikosh ikjet, të gjithë qajnë e flasin edhe ata që e kanë qëlluar, e kanë penguar, e kanë gjakosur, siç ka ndodhur edhe me Dorin. Madje ata janë të parët që flasin, që ngjiren, që lebetiten dhe, çfarëdo të ndodhë, prova e njeriut për t’u rikthyer në fakt mungon. Është njësoj si udhëtimi i Uliksit për t’u rikthyer në Itakën e vet. Është një provë shumë e vështirë. Një provë me vështirë sesa të gjitha provat që ka kaluar kur ka qenë gjallë. Sepse edhe hileja e keqardhjes nuk zgjat për tërë periudhën. Zgjat aq sa individi e humbet vlerën e përdorimit për “përdoruesit”. Pastaj, individi harrohet. Po jo nga të gjithë. Për fat të mirë Dori e ka bërë me sukses rrugën e tij 10-vjeçare, Dori sot që flasim është kthyer në Itakën e vet, në shtëpinë e vet, pranë bashkëshortes së vet, pranë miqve të vetë. Ka njerëz për të cilët tunden vendet, njerëz për të cilët qan një popull i tërë kur ikin. Edhe në tragjeditë greke qarja më shumë është aktrim sesa dhembje, por shumë prej tyre nuk arrijnë të rikthehen pas dhjetë vjetësh. Dori është rikthyer.

Më përmendët dy herë, ndoshta padashur “plagët e Dorit”, “gjakosjen” në një rast tjetër. A do të doje të tregoje se çfarë i është bërë Dorit e që s’duhej ta përsërisim për raste të tjera?
-Nuk desha të flas për atë temë. Por Dorit i janë bërë të gjitha ato të liga që u janë bërë dhe u bëhen në këtë vend të gjithë krijuesve. Dhe kur përmenda edhe gjakun, përmenda një gjë reale, sepse tek Dori e ka pasur edhe shfaqjen reale. Nuk kam për të shtuar gjë. Nuk është rasti...

Kam dëgjuar që keni pasur edhe një poezi të shkruar së bashku. Mund të na e tregoni?
-Kemi një poezi të përbashkët, por ky zakon i të shkruarit të përbashkët me Dorin dhe jo vetëm, ndodhte se në tavolinat ose me ndonjë gotë përpara poezia ishte gjithmonë prezente. Ne kemi shkruar në copa letrash ca vargje njëri e ca vargje tjetri. Dhe unë e kam si një relike të rrallë këtë poezi dhe më vjen mirë që e kam.

(Intervista u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?

×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë