Teoria e konspiracionit: CIA kërkon
të vrasë Donald Trump

Teoria e konspiracionit: CIA kërkon<br />të vrasë Donald Trump
Alex Jones, prezantues dhe një teorist i njohur në rrethin e teorive të konspiracionit, ka deklaruar se CIA është duke u përpjekur të vrasë presidentin e zgjedhur Donald Trump përpara se të marri zyrtarisht detyrën muajin e ardhshëm.

“Marrëdhëniet e ngushta të cilat agjencia pretendon se Trump ka me Rusinë, janë një shenjë e një atentati që mund të bëhet  shumë shpejt kundër Trump”, është shprehur Jones.

Sipas tij, CIA mund të përdori mercenarë për të realizuar qëllimin e tyre ose mund të përfshijë agjenci të huaja.

Jones e ka arsyetuar këtë teori të tij duke thënë se sapo Trump të marri detyrën e tij më 20 janar do të filloj të sjellë sërish vendet e punës në SHBA dhe kjo gjë do të thotë shkatërrim të globalizmit, si dhe shkatërrim të sistemit të CIA-s.

“Është e qartë që presidenti është në rrezik, ai duhet ta dijë se çfarë është duke ndodhur dhe unë besoj se është duke u informuar”, është shprehur prezantuesi duke shtuar se atentati është duke u përgatitur mbi argumentin se Trump është një spiun i huaj që do të pengojë vullnetin e popullit amerikan.

Zgjedhja e Trump si president është debatuar shumë së fundmi pasi u zbulua se në zgjedhjet amerikane kishte patur një ndërhyrje nga hakerat rus. Akuzat për manipulim të zgjedhjeve në favor të Trump i janë drejtuar Kremlinit dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Vet Trump është shprehur shpesh se nuk i beson këto akuza dhe se janë thjesht një justifikim  për humbjen e thellë të kandidates së Partisë Demokrate, Hilary Clinton.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'