Parcela të tjera të mbjella me bimë narkotike janë zbuluar në Tepelenë. Gjatë operacionit antikanabis të koduar “Bambulli”, blutë e Tepelenës kanë zbuluar dhe asgjësuar 808 bimë narkotike në përroin e Salarisë, afër lumit Vjosë.
 
Sipas policisë, 500 bimë narkotike ishin mbjellë në parcela të hapura rishtas, ndërsa 308 fidanë u gjetën në kubikë, gati për t’u mbjellë.
 
Blutë e Tepelenës theksojnë se po vijojnë punën për evidentimin dhe kapjen e mbjellësve të bimës narkotike.