TEPELENE – Forcat e komisariatit të Tepelenës kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ergest Rapaj, pas denoncimit të babait të tij për dhunë.
Gjatë kontrollit policia gjeti drogë në banesë, ndërsa autori arriti të largohej sapo pa policinë t’i afrohej banesës. Ergest Rapaj do të përballet tani me dy akuza: Dhunë në familje dhe kultivim të lëndëve narkotike.
Siç bën të ditur Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër, gjatë operacionit në fshatin Zhulaj është sekuestruar 10 kg marijuanë në banesën e shtetasit Ergest Rapaj.
Lënda narkotike është gjetur nga policia në formën e bimëve të rritura të cilat ishin prerë për t’u tharë. Ky shtetas është shpallur në kërkim policor, ndërsa për ta atin policia lëshoi urdhër mbrojtjeje.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com