Rreth 36 kg lëndë narkotike  e dyshuar kanabis sativa është asgjësuar nga policia e Tepelenës.

Gjatë operacionit të koduar ‘Lekli’ u arrestuan në flagrancë dy persona.

58-vjeçari Hajri Pushi u arrestua në fshatin Lekël të Tepelenës teksa në banesën e tij  u gjetën dy bidona plastikë  me lëndë narkotike pesha e të cilës arrinte rreth  31 kg.

Ndërsa një 58-vjeçar Muhamet Kika u arrestua në fshatin Arrëz e Vogël në Memaliaj, pasi iu sekuestruan 5 kg kanabis.

Gjatë kontrollit u zbulua se lënda narkotike ishte e fshehur në tavanin e shtëpisë në një thes me ngjyrë të zezë.
 
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com