Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tepelenë, është në prag të falimentit. Alarmin e përcjell për A1 Report, drejtori i kësaj shoqërie, Arben Kacorri i cili ia faturon prag-rrënimin e ndërmarrjes që ai drejton, institucioneve shtetërore të cilat, janë debitore prej disa milionë lekësh. 

Prej katër vitesh, institucione të tilla si spitali, kopshtet, shkollat, Burgu i Bënçes, nuk kanë likujduar faturimet e konsumit të ujit të pijshëm ndaj kësaj ndërmarrjeje, duke e çuar atë drejt katastrofës e për rrjedhojë edhe rrezikimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët. 

“Për shërbimin që ne ju ccojmë 24 orë ujë, kryesisht në qytetin e Tepelenës ata kanë muaj të tërë pa paguar. Po ti rendisim kemi institucionin e Burgut, kemi institucionin e Spitalit kemi institucionin e Bashkisë, e cila ka koshtet shkollat të cilat nuk likuidojnë faturat mujore,”-është shprehur Arben Kacorri.

 Por një tjetër problematikë është evdidente e dhe në qytetin e Memaliaj teksa si pasojë e amortizimit të rrjetit qytetit furzinohet me ujë vetëm dy orë në ditë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)