TEPELENE- Policia e parandalon krimin brenda familjes. Pasditen e djeshme Fitim Bakaj ka tentuar të vrasë burrin e motrës së tij. Ngjarja është shënuar në qytetin e Tepelenës rreth orës 17:00 kur policia mori një informacion paraprak.
Policia është gjendur në lokalin e objektivit të vrasjes, shtetasit K. H, në momentin kur 36 vjeçari sapo kishte hyrë në lokal me një armë zjarri pushkë, të cilës i kishte prerë tytën dhe qytën dhe po kërcënonte për ta vrarë të zotin e lokalit, i cili është dhe burri i motrës.
Menjëherë forcat e policisë kanë ndërhyrë për të bërë izolimin e Fitim Bakaj si dhe i kanë marrë armën e zjarrit të cilën e kishte me fishek në gojë dhe e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tepelenë për veprime të mëtrejshme.
Mes dy kunetërve kishte konflikte familjare. Bakaj kishte marrë pushkën të cilës i kishte prerë qytën dhe tytën dhe e kishte maskuar në një çantë krahu me qëllim që të mos diktohej nga policia dhe ka shkuar në lokalin e kunatit të tij për ta vrarë.
Policia ndaloi 36 vjeçarin dhe sekuestroi pushkën dhe dhe 9 copë fishekë. Bakaj akuzohet për “Vrasje të mbetur në tentativë” si dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municoneve” .
Redaksia online
(sg/shqiptarja. com)
/Shqiptarja.com