Tepelenë/ 7 anëtarët e familjes Duro jetojnë në kasolle, gjyshja: Apelojmë për ndihmë, jemi në kushte të mjerueshme

Një familje prej shtatë anëtarësh që jeton në një kasolle. Kjo është historia e familjes Duro që jeton në fshatin Martalloz të Tepelenës. Babai i burgosur, nëna e sëmurë dhe fëmijët në kushte të mjerueshme e bëjnë këtë familje njërën prej më të varfërave në këtë zonë.

Barrës së rëndë që ka rënë mbi ta i shtohet edhe një borxh prej 15 mln lekësh të marrë nga kryfamiljari, i cili vuan dënimin prej një muaji. Dikur një kasolle që shërbente për bagëtite, këto ambiente të përdheshme janë veshur me frymën e mjerimit dhe kanë marrë emrin shtëpi. Fëmijët tregojnë se sa e vështirë është jeta, kur një vakt i bollshëm ushqimi ëhstë luks në Shqipërinë e 2018-s.

S'kam libra. As kam ngrënë sot. Ne nuk kemi bukë 

Fëmijët

Gjyshja dhe kryefamiljarja shpesh përballën me pyetjet e vështira të fëmijëve më të vegjël që nuk e kuptojnë se ç'është varfëria.

Ai ka katër fëmijë ka gruan këtu në kushte të mjerueshme. Nuk kanë ku të rrijnë, s'kanë ku të hanë.

Gjyshja

Përmes kësaj kronike, Report TV ngre apelin për të gjitha instucionet dhe bizneset që kanë mundësi të ndihmojnë këtë familje. Ndërkaq, redaksia jonë do e trajtojë këtë rast deri në fund, kur kjo familje të ketë mundësi të jetojë në një banesë më të mirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja