TEPELENE - Policia e Tepelenës, në kuadër të luftës ndaj parandalimit të kultivimit të lëndës narkotike, ka bërë të mundur asgjësimin e një parcele me 850 fidanë kanabis sativa në fshatin Dilan të komunës Kurvelesh.
Mësohet se lënda narkotike ishte e mbjellë në gota plastike, ndërsa asgjësimi i tyre u bë përmes djegies. Sipas policisë janë identifikuar autorët e kultivimit të marijuanës, si dhe po punohet për kapjen e tyre.
Asgjësimi i lëndës narkotike në fshatin Dilan në komunën Kurvelesh të Tepelenës, vjen në kuadër të aksionit të nisur nga Policia e Shtetit në të gjithë territorin për parandalimin e kultivimit të lëndës narkotike. Ditën e djeshme policia e Krujës asgjësoi 4000 rrënjë kanabis 40-90 cm të gjata.
Ky nuk është aksioni i parë në komunën Kurvelesh, ku javën e kaluar policia asgjësoi 3550 rrënjë kanabis sativa, ndërsa u ndesh edhe me banorët të cilët qëlluan në drejtim të policisë, ku si rezultat u arrestuan 8 persona.

(Në foto: Parcela e asgjesuar nga policia e Tepelenës) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO