TEPELENË-Një person është shpallur në kërkim pasi ka përdorur lekë false për të blerë karburant.

Mësohet se është shpallu në kërkim H.T, i cili në një pikë karburanti në hyrje të qytetit të Tepelenës ka furnizuar automjetin e tij me karburant duke përdorur një kartëmonedhë 100 euro false.

Kartëmonedha është pikasur nga shitësi i karburantit, i cili më pas ka bërë denoncimin në polici.