Tepelenë, dhunimi i të moshuarve
për së dyti, pranga dy vëllezërve

Tepelenë, dhunimi i të moshuarve<br />për së dyti, pranga dy vëllezërve
TEPELENË - Dy vëllezër janë arrestuar nga policia për dhunimin e dy vëllezërve të moshuar në fashtin Arrëz e Madhe.

Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se, ka arrestuar Emiljano dhe Dorian Shehun, 18 dhe 26 vjeç. Edhe vëllezërit janë nga i njëjti fshat me dy vëllezërit Sali dhe Hito Haxha.

Burime nga sektori i krimeve të rënda në Policinë e Gjirokastrës që ka zbardhur ngjarjen, kanë bërë të ditur se, dhunimi i të moshuarve është bërë nga dy vëllezërit Shehu me qëllim tërheqjen e padisë së ngritur ndaj vëllait tjetër të tyre, Maringlen Shehu i cili është arrestuar në muajin korrik, kur dy vëllezërit Sali dhe Hito Haxha janë dhunuar për herë të parë.

DHUNIMI I DYTE I VELLEZERVE
Janë dhunuar dhe grabitur për herë të dytë në Tepelenë dy vëllezër të moshuar, të cilët jetonin vetëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin e largët Arrëz e Madhe e komunës Luftinjë në banesën e Sali dhe Hyda Haxhës, 80 dhe 82 vjeç.

Persona të panjohur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe pasi kanë grabitur një shumë të hollash kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve, të cilët aktualisht janë nën kujdesin e banorëve të fshatit.

Policia e Tepelenës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të saj.

Dy të moshuarit para dy muajsh ranë pré e një grabitjeje të dhunshme, ndërkaq lidhur me atë ngjarje policia e Tepelenës arrestoi tre të rinj, të cilët rezultuan se ishin autorë të grabitjes.

tepelena
(Në foto: Njëri prej vëllezërve të dhunuar sërish).

Redaksia Online
(ac/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin