TEPELENË- Një banor i fshatit Dukaj, A.K. 47 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme, pasi kishte ngarkuar gurë me nje kamion për të ndërtuar shtëpinë. Mësohet se 47 vjeçari ka pësuar dëmtime, pasi kur ka hapur spondin e mjetit, masivi i gurëve i ka rënë, duke e zënë poshtë.
Ndërsa, kanë qenë banorët ata, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e ndihmuar të dalë nga masivi i gurëve. Më pas i lënduari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Konstatohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Grupi hetimor ka kryer veprimet perkatëse.