GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës njoftoi sot në mëngjes se është bërë arrestimi i të dyshuarve si autorë të grabitjes me maska dhe automatik të autobusit të linjës Sarandë- Tiranë, në orët e para të mëngjesit të 14 janarit.
Të arrestuarit janë vëllezërit Babush Ruçi, i datëlindjes, 1981 dhe Melson Ruçi, i datëlindjes 88 nga fshati Mamaj i Tepelenës. Vëllai i madh Babush Ruçi, 32 vjeç ishte dënuar më parë në shtetin grek për trafik narkotikësh. Ndërkohë që me vëllanë e tij të vogël, 25 vjeç akuzohen dhe për një sërë grabitjesh në banesa e magazina të ndryshme në Tepelenë e Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të banesës së tyre iu gjetën materiale të vjedhura në vlerën e 5 mijë eurove.
Në cilësinë provës materiale policia sekuestroi dhe një armë zjarri automatike e tipit Kallashnikov së bashku me karikatoren si dhe 70 copë fishekë. Zëdhënësi i policisë, Gent Mullai thotë se kjo është arma me të cilën ndodhi grabtija e autobusit.
Operacioni u zhvillua nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në D.P.Q.GJ, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Gjirokastër, drejtuar nga Drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër Ajet Ibro.
OPERACIONI PËR ARRESTIMIN, SEKUESTROHET KALLASHNIKOV
Që prej orëve të para të mëngjesit të 14 janarit dhe gjatë gjithë ditë , Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë ushtruar kontrolle në 14 banesa, ku dyshohej se mund të strehoheshin autorët e kësaj ngjarje, si dhe u shoqëruan 21 persona. Në banesën e vëllezërve Ruçi ne fshatin Mamaj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale
një automatik Kallashnikov model 56 dhe70 copë fishekë luftarak model 56. Një sasi lënde narkotike në formën e boçes e futur në një qese plasmasi .
IU GJETEN DHE MATERIALE TE VJEDHURA NE VLEREN E 5 MIJE EUROVE
Njëri prej vëllezërve Babush Ruçi, 32 vjeç ishte dënuar më parë në shtetin grek për trafik narkotikësh. Ndërkohë që me vëllanë e tij të vogël ,25 vjeç akuzohen dhe për një sërë grabitjesh.
Në banesën e tyre u bllokuan një sërë materialesh ndërtimi të vjedhura në një zdrukthtari, në një magazinë , në një gomisteri si dhe në një banesë në rrethin e Tepelenës dhe në Gjirokastër, sende që kapin vlerën prej 5 mijë Euro. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “Vjedhjes me armë kryer në bashkëpunim”, “Vjedhje”, “Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Prodhim e shitje të narkotikëve”, vepra këto të parashikuara nga nenet 140 e 25 , 134, 278 e 283 të Kodit Penal.
POLICIA: SI NDODHI GRABITJA
Në aksin rrugor nacional Tepelenë- Krahës , poshtë fshatit Mamaj të rrethit Tepelenë , dy shtetas të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri Kallashnikov i kanë dalë përpara autobuzit të linjës Sarandë- Tiranë me Targë SR 6941 B, që drejtohej nga shtetasi Sokol Bërxhaj. Njëri prej shtetasëve ka qëlluar tre herë në ajer dhe herën e katërt në pjesën e sipërme të xhamit të parë të shoferit , duke i kërkuar drejtuesit të autobuzit që të ndalonte dhe tju që tju jepte lekët e biletave dhe lekët pasagjerëve që kishin me vete .
Drejtuei i autobuzit u ka mbledhur pasagjerëve rreth 30 mijë lekë të cilat ua ka dhënë dy shtetasëve të maskuar që qëndronin tek dera e autobuzit nga jashtë .
Dy shtetasit e armatosur dhe të maskuar , nuk kanë hipur në autobuz dhe nuk kanë keqtrajtuar njeri por kanë marrë lekët nga shoferi dhe janë larguar me shpjetësi në drejtim të shtratit të Lumit Vjosë. Nga e shtëna me armë në xhamin e parë të autobuzit është plagosur lehtë në fytyrë nga cilflat e xhamit një pasagjer. Pasi ka dhënë lekët autobusi ka vijuar lëvizjen në drejtim të Tiranës së bashku me pasagjerët e tjerë. Pas 30 minutash autobusi ështëa ndaluar dhe pasagjerët kanë njoftuar policinë për grabitjen.

(Foto: Autobusi i grabitur dhe shenjat e plumbave në xhamat e saj)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Maskat grabitën dje autobusin Sarandë-Tiranë