TEPELENE- Kalaja e Kalivaçit është monument kulture që shtrihet në pjesën jugore të fshatit me të njëjtin emër. Me vendndodhje mbi një kodër shkëmbore, kalaja e Kalivaçit e listuar në objektet monument kulture para viteve ‘90, ka pritur sot "Miqtë e monumenteve", të cilët janë nxënës të shkollës 9-vjeçare të fshatrave Kalivaç dhe Krahës në rrethin e Tepelenës.
 
Përfshirja e saj në nismën e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës për pastrimin e plotë nga barërat dhe elementë të tjerë mbulues si bimësia, synon evidentimin dhe promovimin e këtij potenciali.
 
Kësaj nisme i janë bashkuar nxënësit e dy shkollave, të cilët jo vetëm kanë kontribuuar në pastrimin e rrënojave të këtij qytetërimi të lashtë, por kanë shprehur gatishmërinë për mbrojtjen e monumenteve që shtrihen në këtë zonë.
 
Në këtë objekt nuk janë kryer ndërhyrje restauruese dhe konservuese, ku natyra ka mbuluar një pjesë të historisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)