Tepelenë, i grabitën pronën 66-vjeçarit, procedohen dy zyrtarë të Hipotekës

Tepelenë, i grabitën pronën 66-vjeçarit, procedohen dy zyrtarë të Hipotekës

Foto ilustruese

Tjetërsimi i pronave me dokumente të falsifikuara ka prekur edhe Tepelenën. Dy punonjës të Hipotekës Asim Dorja dhe V.K, i kanë tjetërsuar pronën private një 66-vjeçari. Skema e falsifikimit ka qenë e tillë ku toka truall privat në pronësi të A.R, është tjetërsuar në pemëtore, pronë shtetërore. 

Njoftimi i Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasit A.D dhe V.K, vjeç 58 e 48, banues në fshatin Krahës dhe Tepelenë, pasi në fshatin Krahës, duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet, kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke të shtetasit A.R, vjeç 66 banues në fshatin Lulëzim, nga tokë truall (privat), në pemëtore, pronë shtetërore. Neni 248 e 186 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka