TEPELENË- Vijon puna për rivendosjen në funksion të Nënstacionit elektrik Tepelenë, i dëmtuar dje nga shkarkesa atmosferike (rrufe), duke djegur impiantin 10kV.
Pas betejës me flaket, pastrimin e vendit me pajisjet e djegura, u mundësua normalizimi i furnizimit me energji për të paktën 90% të qytetit Tepelenë (nga rrjeti i Këlcyrës)
Sot, brigadat e drejtorisë, Tensioni i Lartë, Rajoni Jug Perëndim, janë duke punuar për ndërrimin total me pajisje te reja, dhe rikthimin e plotë të energjisë për zonat e mbetur.
( Punimet për rivendosjen e nënstacionit elektrik të Tepelenës )
Komento