TEPELENË – “Do transformojmë luginën e vjosës në një park kombëtarë që të frenohet barbarizimi nga hidroçentrale dhe të zhvillohet turizmi, ekonomia, bujqësia, të fuqizohet ekonomia”. Kështu është shprehur Kryeministri, Edi Rama sot në Tepelenë në takimin electoral të zhvilluar atje, ku u ka kërkuar qytetarëve, të votojnë në 21 qershorë për kandidatin e majtë, Tërmet Peçi.
Rama tha se kthimi i luginës së Vjosës në park kombëtarë do të rrisë numrin e vizitorëve në këtë zonë, pasi Vjosa është një nga lumenjtë me tipare më interesante dhe një pasuri e madhe e Europës.
“Do transformojmë luginën e Vjosës në një park kombëtarë që të frenohet barbarizimi nga hidroçentrale dhe të zhvillohet turizmi, ekonomia, bujqësia, të fuqizohet ekonomia familiar duke rritur numrin e vizitorëve në këtë park të madh të Vjosës. Vjosa është një ndër lumenjtë më të bukur dhe me tiparet më interesantë të Europës, është një pasuri e madhe Europiane. Ne në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare të interesuara do të realizojmë projektin e Vjosës në një Park Kombëtarë”, - tha Rama.
Teksa ka kërkuar mbështetje nga qytetarët e Tepelenës më 21 qershorë për të votuar Tërmet Peçin, Rama tha se projekti për transformimin e këtij qyteti sapo ka filluar e do vijojë në transformimin e gjithë zonës së jugut të shqipërisë, duke e kthyer atë në një model.
“Tepelena kurrë nuk gaboi dhe kurrë nuk e çoi vendin në drejtimin e duhur. Në 23 ajo bëri të mundur që ne të nisim një rrugë që sapo ka filluar. Tepelena është një nga bashkitë e reja që ka një potencial të madh të pashfrytëzuar për tu rritur. Kjo është një nga perat e trashëgimnisë sonë kulturore. Ne e nisëm rrugën e zhvillimit të tepelenës tek kjo hapësirë dhe më vonë ky projekt do të sjellë një transformin model dhe do trasformojë të gjithë lagjen 15 shtatori. Sot kemi një bashki të re të tepelenës dhe kemi një bashki me një potencial shumë të madh, por kemi edhe një territor të integruar në një njësi të re ekonomike të zhvillimit. Ndaj dhe bashkë me projektin e transformimit rrënjësor të Tepelenës do vëmë në jetë projekte që do sjellë një transformim jo vetëm për komunitetin këtu, por për të gjithë shqipërinë e jugut. Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha plagët dhe problemet e mbarura ndër vite. Një pjesë e banorëve nuk kanë as ujë dhe ky është prioriteti jonë kryesorë. Do ta mbështesim fuqishëm projektin për të zgjidhur një herë e mirë këtë problem disa vjeçarë. Unë e ndjej mbi supe barrën e detyrimit të madh që PS-ja ka grumbulluar në gjithë këto vite ndaj Tepelenës, sepse ka marë shumë dhe ka dhënë pak. Ne do bëjmë të mundur që investimi juaj në gjithë këto vite të kthehet në një realitet të prekshëm për ju. Kjo është edhe arsyeja se përse PS dhe LSI i dhanë mbështetje Tërmet Peçit, sepse kishte zgjedhjet e duhura për problemet dhe kishte ishte i duhuri për të zgjidhur problemet.”, - tha Rama.
Rama ka komentuar edhe fushatën që po bëhet nga PD-ja, forca kundërshate më e madhe politike, të cilën e ka quajtur një fushtë të turpshme, ku të zgjedhurit lokalë po përpiqen tu tegojnë njerëzve një përrallë nga e kaluara,por që shqiptarët nuk e besojnë më dhe këtë i’ua treguan edhe më 23 qershorë.
“Është një fushatë për të ardhur keq e për tu ndjerë të turpëruar si qytetarë e shqiptarë që një parti në 2015 është katanisur në një forcë konstruktive që e ka shndërruar këtë fushatë nga një fushatë për punonjësit, për zgjedhjet lokale në një fushatë për të mbledhur sa më shumë budallenj nëpër shqipëri, për tu treguar një përrallë nga e kaluara, por që shqipëtarët nuk e duan dhe këtë ua treguan edhe në zgjedhjet e 23 qershorit. Mirë gomari që na ngordhi por nuk na lënë rehatë mizat. Nuk na lë rehatë as një diversan që ka dalë nëpër Tepelenë për një fushatë përçarse, të ulët . As një votë për atë. Unë i kuptoj demokratët që janë njerëz të mënçur, punëtorë e nuk kanë çfarë të bëjnë por nuk kuptoj ata që votojnë atë diversantin. Ju dini ti trajtoni ato ndaj as një kokër vote
Anëtarëve e PD-së në Tepelenë u kërkojmë vllazërisht të mos paisen me testersat e PS-së apo LSi-së, por me 21 qershorë votohet për hallet dhe problemet e shtëpisë, ndaj nuk keni pse ta çoni votën dëm” - tha ndër të tjera Rama.
Më herët kreu i qeverisë ishte në Mallakastër duke prezantuar kandidatin e të majtës, Shyqyri Kapllani. Kryeministri tha se me ndarjen e re territorial bashkitë do marrin më shumë përgjegjësi. Dhe për këtë arsye do ketë një bashkëpunim me të lartë mes qeverisë dhe pushtetit lokal, duke i dhënë më shumë vëmendjen kësaj zonë ne bujqësi dhe industri.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO