Tepelenë-Policia ka arrestuar gjatë ditës së sotme 62 vjeçarine Demo Zano banues në fshatin Nivicë të Tepelenës pasi në banesë iu gjetën 138 kg Cannabis Sattiva.

62 vjeçari e kishte fshehur drogën në 5 fuçi plastike dhe 1 bidon qumështi për të mos dyshuar njerti. Në bazë të informacioneve për posedim droge në banesën e Demo Zano policia ka zhvilluar kontrollin ku ka rezultuar e fshehur sasia e drogës, autori është arrestuar në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

droga

droga

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com