Dy të rinj, Xhulio Salaj dhe Lisien Shehu, kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi aksidental i lëndës plasëse, në fshatin Mamaj të Tepelenës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 ne kasollen që gjendej pranë banesës se 28-vjeçarit Xhulio Salaj në fshatin Mamaj. Salaj bashkë me shokun e tij, 36-vjeçarin, Lisien Shehu kanë hyre në kasolle dhe në rrethnaa ende të paqarta kanë rënë në kontakt me lëndën plasëse.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës. Sipas burimeve nga spitali, 28-vjeçari ndodhet aktualisht nën monitorimin e stafit mjekësor dhe është në gjendje stabël, megjithëse ka marrë plagë të shumta, kryesisht në fytyrë dhe në gjymtyrë. Ndërkohë edhe 34-vjeçari Lisien Shehu ndodhet në gjendje shëndetësore stabël.

Policia po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, teksa paraprakisht dyshohet për granatë.

"Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj.

Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njoftoi sot policia.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sherim te shpejtë: 21/04/2026 16:47

    Sherim te shpejtë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 22 Prill, 10:59

    Politikanë e qytetarë të pandehur në 'kafaz' në gjyq, a është e tepruar?