Është tentuar të digjet Tyrbja dhe Mezari i Baba Joniz Gjiritit në fshatin Krahës në Tepelenë. Sipas Dervish Mikelit që shërben në Teqenë e Turanit djegia synon të dëmtojë harmoninë fetare, keqbëresit nuk arritën ta digjnin të gjithë.
Gazetari i Report Tv, Pirro Nase shprehet se brenda tyrbes është djegur 'Mezari' një shëmbëlltyrë e një arkivoli që simbolizon misticitetin e fesë bektashiane në brendësi të tyrbes. Ky akt vandal po hetohet nga policia për zbulimin e autoreve që në fakt kanë pasur si qëllim të djegin të gjithë tyrben e Baba Jonus në fashtin Krahës.
Dervish Mikelit që shërben në Teqenë e Turanit ka bërë dhe një apel në rrjetet sociale ku dënon dhunimin e teqesë.
E drejta jote e ka kufirin aty ku shkelet kufiri i të drejtes time.Dje në datë 17,4,2020 ,disa injorantë që nuk kanë fe tentuan të digjnin Tyrben dhe Mezarin e Baba Jonuz Gjiritit në fshatin Krahës të Tepelenës .I bëjmë thirrje institucioneve të shtetit të vënë dorë e të hetojnë për këtë ngjarje e cila është në dëm të komunitetit dhe prishjes së harmonisë ,një vlerë kjo e rrallë dhe shembull për mbarë botën .Kjo ngjarje sipas mendimit tim nuk ka të bëjë thjesht me djegjen e këtij objekti kulti por fsheh në brendësinë e saj një sërë problemesh të dëmshme të cilat jane si më poshtë :
1.Prishja e harmonisë
2.Dhunimi i të drejtës
3.Urrejtje e objekteve të kultit
4.Radikalizëm
5.Prishje e objektit të vendprehjes
6.Cënim banese etj.
Zoti në Kuranin Famëlartë thotë : Në Fe nuk ka dhunë ,është e ndarë e vërteta nga e pa vërteta. Ata që në emër të ''Zotit'' dhunojnë ,djegin, vrasin e terrorizojnë nuk kanë vend në Mëshirën e Krijuesit të gjithësisë .Profeti Muhamed, Paqja e Zotit qoftë mbi të ka thënë : Një fetar i prishur, prish një mijë të tjerë, pranë këtyre mos rrini se prishet bota .Zot mbaju dorën të prishurve që nuk dinë të ndreqin, përfundon reagimi i Mikelit.
-
Bab Dud Korbonarasit e Bab Dud Mond Tos Jonuz Jorg Mahmutajve.
Përgjigju -
Ai qe me pagese apo nga padija ben punen e Armikut Turko-Sllavo-Grek dhe i fryn zjarrit te percarjes dhe vellavrasjes mes shqiptareve..do digjet vete i gjalle ne kete zjarr..KRIJUESI qe eshte 1 dhe I VETMI e bekofte KOMBIN E BASHKUAR SHQIPTAR DHE SHQIPERINE ETNIKE, i drejtofte nga e mira dhe e drejta armiqte tane, ne mos jo na mundesofte ti shkaterrojme me Shpaten e Drejtesise dhe NacionalPatriotizmit Demokratik..
Përgjigju -
Të gjitha fetë shqiptarit ja sollen pushtuesit e tij. Enver djali nuk ishte budalla qe u vuri kazmen!
Përgjigju -
vetem të paditurit, budallenjt ,maskarenjt, zihen per fen. mos harroni se Sarajeva u ba sallat nga lufta civile fetare që futi serbi. shqiptaret jan ni komb me shum fe, pra ne nuk jena si Bosnja kombe e fe të mdryshme
Përgjigju -
Per mendimin tim kjo nuk eshte bere nga kauret,duan vellavrasje ata qe e kane bere.
Përgjigju -
Ti je i prishuri ketu more i pafytyrë mos e perfshi emrin e Allahut xh.sh dhe Kuranin me sektin tuaj te devijuar se po t'i zbatonit ato qe thote Allahu nuk do i adhuronit ato varre more vesh, edhe këtë ta marrin vesh te gjithe.
Përgjigju-
Ti me emrin ‘Ola’ Tregon radikalizem me fjalet qe ke shkruar. Si do te vinte ty nese nje person i nje fefe tjeter te sulmonte fene tende. Qetesohu dhe ndiq cfaredo qofte qe beson pasi eshte personale. E drejta jote mbaron ku fillon e drejta e tjetrit. Tung
-
Shqiperia ka qene, eshte dhe do te jete vend me disa fe. Ka shqiptare ateiste, myslimane, bektashinj, ortodokse, katolike dhe protestante. Kujt nuk i pelqen kjo shumellojshmeri le te marre avionin per ndonje vend tjeter.
-









Komente
Komento