TEPELENE - Vrasja është pista ku është përqendruar puna e policisë për zbardhjen e vjekjes së 69 vjeçarit, Qemal Zeka, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në një kanal pranë shtëpisë së tij në fshatin Luftinjë të Tepelenës.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka shoqëruar shtatë persona, nga të cilët dy janë pjesëtarë të fisit Nihasi, më të cilët fisi i të moshuarit prej vitesh ndodhet në një konflikt pronësie.
Të shoqëruarit së bashku me familjarë të viktimës po merren në pyetje lidhur me faktin nëse kanë dijeni lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Dyshimet paraprake janë se, 69-vjeçari është qëlluar ose me dru ose me gurë pas koke, goditje që i kanë sjellë edhe vdekjen e menjëhershme.
Mëgjithastë një grup hetimor po punon ende në vendngjarje për mbledhjen e provave. 69 vjeçari, Qemal Zeka, u gjet i pajëtë në një kanal rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nga ekspertët mjeko-ligjor ka rezultuar se, viktima kishte një frakturë në pjesën e pasme të kokës. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Spitalit Tepelenë dhe gjatë ditës së djeshme i është bërë autopsia.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO