‘Tërbohet’ Liverpool, i shënon 9 gola Bournmouth! Haaland ‘tripletë’, përmbysje e ‘çmendur’ e City-t kundër Crystal

‘Tërbohet’ Liverpool, i shënon 9 gola Bournmouth! Haaland ‘tripletë’, përmbysje e ‘çmendur’ e City-t kundër Crystal

Liverpool duke festuar golat

Liverpool është treguar i pamëshirshëm në javën e katër të ‘Premier League’ duke shpërtalluar me rezultatin e frikshëm 9-0 Bournmouth. Kjo fitore erdhi pas humbjes me Manchester Unite dhe sot nga dy her rrugën e rrjetës e gjetën Firminho dhe Diaz, ndërsa realizuan Elliot, Arnold, Van Dijk, Mepham autogol dhe Carvalho.

Në ndeshjet e tjera City pasi barazoi me Newcatle është kthyer te fitoret duke përmbysur 4-2 Crystal Palace. Miqtë shënuan dy herë duke zemërua të pranishmit, të cilët më pas shijuan mrekullitë e Haaland, sulmuesit të blerë këtë verë i cili realizoi tre gola. Fillimisht ishte Bernardo Silva që shkurtoi shifrat në 1-2 me fillimin e pjesës së dytë.

Tre pikët mori edhe Chelsea me rezultatin 2-1 kundër Leicester pavarësisht se që në minutën e 28 mbeti me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Callagher. Edhe pse la pas dëmtimin në këtë ndeshje sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja nuk mori asnjë minut.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin