Amnistia Penale u hoq nga rendi i ditës në Kuvend, Baçi: PS do të amnistojë persona të caktuar, me Bashën u prishën pazaret

Projektligji i Amnistisë Penale u hoq nga rendi i ditës së sotme në Kuvend në mungesë të 84 votave, pasi grupimi i Lulzim Bashës nuk u paraqit fare në seancë ndërsa Rithemelimi vijoi me skenarin e kaosit.

Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi i ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se projektligji për amnistinë është formuluar sipas interesit të socialistëve për të amnistuar persona të caktuar. Ndërsa shtoi se kundërshtia e PD-së së Bashës ka ardhur si pasojë e prishjes së pazareve mes palëve.

“Këta janë nisur nga personat që duan të amnistojnë dhe në bazë të tyre kanë futur edhe kategoritë e veprave penale që përfitojnë. Janë prishur në pazare me Lulzim Bashën, kushedi çfarë u kërkuar ai me të vetët se ata e kishin bërë gati ta kalonin me votat e Bashës. Me 140 vota të bëhet por bëhet kur të diskutojnë të gjithë deputetët apo aktorët e tjerë. Kanë kaq kohë sa e mbajnë të mbyllur, nuk bëjnë asgjë transparente”- tha Baçi.

Më tej ai u shpreh se për Amnistinë Penale duhet të ketë transparencë para qytetarëve për kategoritë që përfitojnë dhe theksoi se do të ndërpresin kaosin nëse kryeparlamentarja Lindita Nikolla vë në rendin e ditës diskutimet për Reformën Zgjedhore.

“Ata nuk kanë bërë transparencë akoma dhe në komisione nuk e kanë diskutuar. Kanë bërë lojëra me amendamente të ndryshme duke ngatërruar nenet. Të bëhet një amnisti penale, nuk duhet të nxitohen por të shtrojnë në tavolinë të gjithë kategoritë që duan të falen jo të bëjnë lojëra vetëm me ato kategori që duan ata.  Ne shkuam edhe sot në parlament dhe sikur Nikolla të vendosë në rend dite diskutimet për komisionin e Reformës Zgjedhore ne menjëherë ulemi dhe vijojmë seancën normale”- shtoi deputeti.

Ndërsa analisti Mentor Kika e cilësoi amnistinë si projektligj tepër të rëndësishëm dhe nënvizoi se për këtë arsye opozita e Rithemelimit duhet të bashkëpunojë për të pasur dakordësi të plotë mes deputetëve në Kuvend përsa i takon kategorive që përfitojnë.

“Amnistitë janë akte shumë të rëndësishme shtetërore sepse me një votim në parlament zhbëhet një punë që është bërë nga struktura e policisë dhe gjykata për të dënuar persona që kanë shkelur ligjin. Nuk mund të miratohen nëpër tym si ligjet e tjera pasi një presje e vënë në vendin e duhur, çon në amnistimin e veprave penale që nuk do duhej. Për të mos lejuar që amnistia t’u japë lirinjë njerëzve që nuk duhet ta përfitojnë, duhet që opozita të bashkëpunojë. Nuk është e drejtë të thuash “unë jam kundër” se e ka bërë mazhoranca, po ashtu nuk është e drejtë të thuash se nuk është konsultuar në komisione ku opozita nuk shkon dhe pamundëson mbledhjet”- tha Kikia.

Teksa u fol për protestën e Rithemelimit të mbajtur 2 ditë më parë, analisti Kikia tha se protesta të tilla nuk sjellin asnjë rezultat kundë qeverisë. Ndërsa deputeti Luan Baçi teksa u pyet nga gazetari mbi mundësinë e bashkimit të Rithemelimit me PD-në e Lulzim Bashës tha se e vetmja mënyrë është nëse ky i fundit distancohet nga kryeminstri Edi Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
A mund të bashkohet Basha me Rithemelimin? Baçi: Kjo është prova që duhet të japë, demokratët do e pranojnë

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në ‘Studio Live’ nëse ka gjasa për një bashkim mes Rithemelimit dhe Lulzim Bashës, deputeti Luan Baçi tha se një gjë e tillë bëhet e mundur vetëm nëse kryedemokrati tregon se është shkëputur nga Rama.

Sipas tij, Basha duhet të reflektojë njësoj si Gazment Bardhi i cili iu bashkua së fundmi Rithemelimit.

“Basha është bashkë me Ramën, nuk mund ta marrim Ramën ta kem këtu. Po dha prova që është shkëputur nga Rama besoj se demokratët do e pranojnë. Zotin Bardhi e kam vlerësuar pasi e tha në mënyrë të sinqertë se kishte 2 vite që ishte përpjekur të kishte një formatim ndryshe por tani njeh kryetarin e PD. Edhe Basha po ta bëjë një gjë të tillë... por personalisht mua nuk më pëlqen, është si Rama”- u shpreh Baçi.

Ora 18:00
Protesta e Rithemelimit, Kikia: 'Demonstrim njëpërdorimësh', nuk mjafton për të ardhur në pushtet

 

Analisti Mentor Kikia e cilësoi si një ‘demonstrim njëpërdorimësh’ protestën e Rithemelimit më 20 shkurt para kryeministrisë.

I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, Kikia tha se protesta të tilla nuk mund ta sjellin Rithemelimin ne pushtet dhe solli në krahasim rastin e protestave në Evropë të cilat organizohen nga qytetarët dhe jo politikanët.

“Sado njerëz të ishin në protestë, nuk mjaftojnë për ta sjellë PD-në në pushtet. Ardhja në pushtet bëhet me numërimin e votave. Unë jam mbështetës i përhershëm i të protestuarit. Mendoj se të protestosh është një detyrë qytetare, gjimnastika më e mirë për një demokraci.

Në Shqipëri protestohet rrallë dhe protestohet kur të thërret politika. Protesta janë ato që u bënë për 1 muaj rresht në vendet e BE nga fermerët. Këto janë ekskursione politike që bhen për një demonstrim njëpërdorimësh dhe mbyllen me kaq”- tha Kikia.

Ora 17:56
Debat në ‘Studio Live’/ Baçi: Berisha na sjell në pushtet, Kikia: U largua në 2013 si i korruptuar

 

Në emisionin “Studio Live” në Report Tv ka pasur një diskutim mes analistit Mentor Kikia dhe deputetit të Rithemelimit Luan Baçi sa i takon mungesës së alternativës bindëse në opozitë për të fituar besimin e qytetarëve.

Kikia argumentoi se shqiptarët nuk mund të votojnë për të njëjtët persona që në 2013-ën u rrëzuan nga pushteti për korrupsion.

“Problemi nuk qëndron tek shqiptarët që nuk mbështesin opozitën por në opozitë mungon alternativa e besueshme. Ndihem i keqardhur që opozita i ofron Berishën si alternativë. Shqiptarët duan alternativë të mirë qeverisëse dhe Berisha s’mund të jetë në mënyrë absolute. Nëse PD do u shkojë qytetarëve me alternativë qeverisëse atë që u rëzua në 2013-ën për të njëjtat akuza për të cilat qytetarët do duhet të votojnë sot kundër qeverisë, atëherë nuk ka për të ardhur në pushtet”- tha Kikia.

Nga ana tjetër, Baçi tha se nuk është e vërtetë se qeveria e Berishës u rrëzua për korrupsion dhe tha se kreu i Rithemelimit është i vetmi që mund t'i sjellë në pushtet. 

Baci: Nuk shikoj asnjë nga ish-ministrat e qeverisë së PD të jetë aktiv

Kikia: Është kryeministri, kjo mjafton

Baçi: Ka qenë kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave dhe i pakontestuar për asnjë gjë, flas për 30 vjeçarin e fundit. Nuk jam dakord se në 2013-ën jemi larguar si qeveri e korruptuar. Korrupsioni ka qenë problem në nivele të ulëta.

 

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 22/02/2024 20:03

    Baci baci kur te hypi gomari maje arres do vi saliu dhe ju ne pushtet

    Përgjigju
  • Besi: 22/02/2024 19:49

    hajde, baqe hajde pyll per derra me mire. Amendamentet jane te deputeteve jo te partive po ku merr vesh gje ti o roje kapanoni. Amnistia sidomos ajo penale u referohet keqtrajtimit te kodit te procedurave per veprat penale lidhur me peshen e fajit te individeve dhe duhet te kete dallim per individe qe nuk amnistohen per vepra si korrupsioni edhe nepermjet edukimit penal sic eshte sherbimi i proves apo zbritje te kalkuluara ne masen e denimit, ku politika duhet te jete e afte te kuptoje si ta beje kete nepermjet akteve ne permiresimin e kodit te procedurave penale dhe jo duke i prere doren e dikujt si shembull i keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve