Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja e ka cilësuar si jo morale dhe as burrërore vendimin e deputetëve të opozitës për tërheqjen nga mbështetja për kandidatët për Avokat popullit.
Në Komisionin e Ligjeve, Ndoja tha se pavarësisht kësaj, juridikisht pas tërheqjes së firmave, bie mbështetja dhe se e udhës është rihapja dhe njëherë e procedurës dhe shpallja e kandidatëve komfor ligjit.
Arjan Ndoja: Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike. (Tërheqja nga firmat) Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma. A keni vullnet politik t’ia lini opozitës këtë post? Nëse po, e rihapim procedurën për të risjellë kandidatët komfor rregullave.
Lajmi kryesor:
PD u tërhoq nga firmat, zgjedhja e Avokatit të Popullit ende në ngërç! ‘Ligjet’ i kalojnë 6 kandidaturat Kuvendit, skualifikohet Hysaj









