Tërheqja e Kaçajt nga Bindja Demokratike/ Patozi: Nuk ka këllqe, le të ikë (Zbulon prapaskenat)

Tërheqja e Kaçajt nga Bindja Demokratike/ Patozi: Nuk ka këllqe, le të ikë (Zbulon prapaskenat)

Astrit Patozi ka reaguar pas tërheqjes nga gara të Salvador Kaçajt si kandidat për bashkinë e Lezhës. Kaçaj hoqi dorë nga gara të cilën e cilësoi si false, ndërsa lajmëroi se bashkohet me PD-në pas largimit  nga BD-ja. Drejtuesi i Bindjes Demokratike, duke iu referuar Kaçajt tha se në çdo betejë qëndrojnë ata që kanë këllqe dhe ikin ata qe s’kanë këllqe.

As e pohoj as e përgënjeshtroj këtë fakt, sepse personi vetë nuk ka ardhur dhe është qesharake, që brenda 1 minute të bëhet i ditur kandidimi dhe heqja dorë.  Edhe ju vetë nuk keni marrë një reagim personalisht nga Kaçaj për këtë.  Gjithsesi, në çdo betejë qëndrojnë ata që kanë këllqe dhe ikin ata qe s’kanë këllqe. Bindja Demokratike do eci përpara dhe ne jemi të vendosur.  Pres që kjo gjë të zbardhet dhe të vijë vetë personi të na e bëj të ditur.

Edhe unë po ashtu si ju jam informuar nga media ndërkohë që edhe për etikë duhej që njeriu që erdhi të merrte kandidimin në zyrën time disa herë duhej që të vinte vetë dhe të jepte edhe moskandidimin, pra tërheqjen. Kjo nuk ka ndodhur pra unë as nuk e përgënjeshtroj as se pohoj një fakt të tillë se dua të kem një fakt, dhe fakti është që të vijë njeriu vetë. Ai nuk ka ardhur ende.

Unë jam i informuar, çuditërisht se është pak komike, në të njëjtën kohë që një portal po jepte lajmin qe kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE Salvador Kacaj regjistrohet nga KQZ-ja dhe po ashtu kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE tërhiqet, pra gati në një sekondë. Ishte pak qesharake të them të drejtën edhe më vonë me vjen një mesazh në celular ku ky burri me fliste për mirënjohje dhe falenderime në adresën time. Unë përfytyrova skenën dhe mendova tre njerez, një njeri që ja kerkonte këtij: Të lutem terhiqu, bëje për mua.

Një njeri tjetër që i merrte përsipër t´i shkruante tekstin, se teksti (që u botua nga shtypi) s´kishte lidhje fare me tekstin që më erdhi mua dhe këtë ditëziun e fundit pastaj që donte ta kishte mirë edhe me mua megjithëse kishte bërë këtë gjë. Tani kjo është një betejë, dhe në çdo betejë qëndrojnë ata që kanë këllqe dhe ikin ata që nuk kanë këllqe dhe kjo është universale dhe s´ka të bëjë vetëm me zgjedhjet tona.

BINDJA DEMOKRATIKE nuk impresionohet nga kjo gjë domethënë sado që të përpiqen, sado të qajnë, të ulërasin, të akuzojnë, të kërcënojnë, BINDJA DEMOKRATIKE do ecë përpara dhe ne jemi shumë të vendosur në rrugën tonë. Kaq është e gjitha.

Unë e para pres që të zbardhet, të vijë njeriu vetë. Mbase nuk vjen dot ose mbase nuk e ka bërë këtë gjë por deri sot që po flasim është kjo situatë. Pra unë nuk kam asnjë koment më shumë për të bërë për këtë ngjarje që është sa qesharake aq edhe e pisët" deklaroi ai në abcnews.

Pas largimit të dy kandidatëve për kryetar Bashkie në Çorovodë dhe Lezhë, janë tërhequr nga gara edhe kandidatët për këshilltarë në qytetin e Fierit. Burime për Report TV bëjnë me dije se 21 kandidatë i kanë dorëzuar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t'u tërhequr nga kandidimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 21/05/2019 02:13

    Mos BD-ja eshte shtojce e PD-se?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg