Pak orë pas regjistrimit, tërhiqet nga gara dhe ikën nga BD-ja kandidati i Lezhës (Letra me arsyet)

Pak orë pas regjistrimit, tërhiqet nga gara dhe ikën nga BD-ja kandidati i Lezhës (Letra me arsyet)

Salvador Kaçaj

Ka zgjatur vetëm pak kohë aventura e Salvador Kaçajt me partinë më të re opozitare Bindja Demokratike. Pak orë pas regjistrimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si kandidat i BD-së për bashkinë e Lezhës, Salvador Kaçaj në mënyrë të papritur ka hequr dorë nga gara. Përmes një letre ai thotë se disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve 'më kanë nxitur të rishikoj vendimin për të qenë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit nën siglën e Bindjes Demokratike'.

Kaçaj e cilëson garën pa opozitën si false dhe në shërbim të Edi Ramës duke hequr dorë nga BD-së për t'u ribashkuar me PD-në. "Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Lezhës, duke iu bashkuar kauzës së Partisë Demokratike dhe opozitës për mbrojtjen e demokracisë deri në fitore" deklaron ai.

Ky është emri i dytë që tërhiqet nga Bindja Demokratike, pasi pak ditë më parë ishte kandidati për bashkinë e Çorovodës, Dejvis Hebibasi që hoqi dorë, ndërsa Fabian Topollaj akuzoi se shkak ishin presionet nga kandidati i PS-së.

Letra e plotë:
Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe politike kam qenë pjesë e shumë garave, shumicën e tij të cilave i kam fituar. Edhe propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 Qershor e vlerësova si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës. Disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve më kanë nxitur të rishikoj vendimin për të qenë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit nën siglën e Bindjes Demokratike.

U jam mirënjohës qytetarëve dhe miqve të vërtetë që më bënë të kuptoj se ajo ku kisha pranuar të hyja nuk ishte një garë e vërtetë, por farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës. Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjthë Shqipërisë.

Jo gjithmonë kam përkrahur vendimet politike të Partisë Demokratike, por gjykoj se beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe duhet përkrahur pa asnjë rezervë. Kjo e bën sot Partinë Demokratike të vetmen alternativë që përfaqëson realisht vlerat europiane. Për këto arsye, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Lezhës, duke iu bashkuar kauzës së Partisë Demokratike dhe opozitës për mbrojtjen e demokracisë deri në fitore.

Me respekt, Salvador KAÇAJ

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 21/05/2019 10:55

    ky esht nder ata njerez qe te ben gjemen sa kthesh kurrizin me bukshkel se ky ska supernegativ

    Përgjigju
  • xxx: 20/05/2019 20:08

    Kujt i bie ne mend per ty o bark derr, rri ne pension tani se boll ke vjedhur

    Përgjigju
  • Labi: 20/05/2019 19:46

    Po ky mavria eshte nje mashtrues qe se ka shokun. Do jete kujtuar se mund ti dale ndonje karte nga ato te reres se hedhur apo kenetes.

    Përgjigju
  • Shunden-Bunden: 20/05/2019 18:07

    Kujt po i rruhet per kesi derrash te majme.

    Përgjigju
  • Idealisti: 20/05/2019 17:16

    Keta sikur shkojne ne ndonje vend iluminues, se i nderrojne kauzat cdo 4-vjecar nga dy-tre here. Na e mbro demokracine o Salvator se te takon edhe nga emri.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 20/05/2019 17:07

    Bono na mbyten b.... q......et

    Përgjigju
  • Maks: 20/05/2019 16:16

    Kete kok tul o i kan zbulu ndonje zullum sepse ka ber pjes tek zullumqatet ose i kan kercenuar me jete njesiti gueril blu

    Përgjigju
  • zjarri: 20/05/2019 15:44

    o oridiner po rama te beri kryetar komune ne shengjin ty

    Përgjigju
    • ANA: 21/05/2019 08:59

      KETE TE PABURRE PS E VOTOI DHE E BERI KRYETAR KOMUNE NE SHENGJIN DHE PAS 2 MUAJSH HOQI NGA PUNA 80 E ATYRE QE E VOTUAN DHE FUTI NE PUNE TE PD-SE. E KA DITE SE NUK KA BYTH ME I HY KSAJ BETEJE PER DY ARSYE SE KURR NUK MERRTE VOTAT DHE NGA FRIKA MOS I HAPEN LETRAT PER CFARE KA BA PER 4 VJET ATY.

    • zjarri: 20/05/2019 19:20

      Po mer loran shehu keto jane vlerar per te cilat populli yne ka nevoje. Cerek ore kafe me patozin, diten tjeter ne protest gjysme ore me luli, pastaj me edin kandidat ne shengjin. Te shesesh b*** per para, edhe te te shkruajne te tjeret kete pacavure deklarate eshte vlere ne shqiperi

    • Loran shehu: 20/05/2019 16:17

      Bravo Salvator je njeri me vlera

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen