Kompania kineze “China State Contruction” ka tërhequr ofertën për ndërtimin Rrugës së Arbrit.
Lajmi konfirmohet për Report TV nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika.
Ai thotë se kompania kineze ka paraqitur pranë Ministrisë së Transporteve një kërkesë zyrtare për tërheqjen nga oferta.
Kompania kineze kishte parashikuar një kosto prej 300 milionë dollarë për ndërtimin e një segmenti prej 27 kilometra të kësaj rruge.
Oferta parashikonte që nëse kostot nuk do mbuloheshin nga taksa e kalimit që do paguhej nga drejtuesit e mjeteve, të mbulohej nga buxheti i shtetit.
Por ndërsa pritej që punimet për ndërtimin e kësaj rruge të nisnin pranverën e vitit 2017, tërheqja e kinezëve vë në pikëpyetje respektimin e këtij afati.
Xhika pohon se aktualisht një kompani shqiptare ka shprehur interes për ndërtimin e kësaj rruge, dhe se ka depozituar në Ministrinë e Transportit një propozim të pakërkuar për këtë qëllim.
Bëhet fjalë për kompaninë “Gjoka Konstruksion”, e cila aktualisht është e përfshirë në projektin e ndërtimit të dy loteve të Rrugës së Arbërit, në dalje të Urës së Vashës.
Mësohet se oferta e pakërkuar e kompanisë Gjoka Konstruksion parashikon ndërtimin e gjithë pjesës së mbetur të Rrugës së Arbërit për 190 milionë dollarë.
Gjoka Konstruksion sh.a është themeluar në vitin 1994 nga Rrok Gjoka, administrator dhe aksioner i vetëm i kompanisë. Aktiviteti i saj ka filluar në 1994 me seli në qytetin e Pukës për t’u zhvendosur në vitin 1998 në Tiranë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45